LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez interpreton “Sweet Caroline” dhe “Ain’t Your Mama” në koncertin “VAX Live: The Concert to Reunite the World”

Jennifer Lopez interpreton “Sweet Caroline” dhe “Ain’t Your Mama” në koncertin “VAX Live: The Concert to Reunite the World”
Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Jennifer Lopez edhe këtë herë rrëmbeu vëmendje me paraqitjet në koncertin e organizuar nga ‘Global Citizen’, “VAX Live: The Concert to Reunite the World”.

Për shfaqjen e madhe, këngëtarja 51 vjeçare u ngjit në skenë dy herë në ngjarjen e koncertit filantropik, duke hapur koncertin me një interpretim të veçantë të këngës ikonike të Neil Diamond, “Sweet Caroline”.

Koncerti special u mbajt fundjavën e kaluar në SoFi Stadium në Inglewood, Kaliforni.


Jennifer Lopez dhe nëna e saj, Guadalupe (Foto: Getty Images)

E veshur me një ansambël të shkëlqyeshëm argjendi, Lopez filloi performancën duke vërejtur emocionet që ndjente se nuk po kalonte kohë me nënën e saj në mes të pandemisë COVID-19, e cila e shtyu atë të zgjedhë të këndojë klasiken e viteve ’70.

“Kur po mendoja se cilën këngë të këndoja sonte, m’u kujtua kënga që ajo më këndonte kur isha fëmijë”, ndau Lopez, para se t’u kërkonte të pranishmëve të këndonin bashkë me të.

Më pas Lopez solli nënën e saj, Guadalupe Rodriguez, në skenë për të përfunduar këngën klasike të cilën ia kishte interpretuar gjithmonë.

Kur erdhi momenti i veçantë midis Lopez dhe nënës së saj, drejtori i ‘Citizen Global’, Hugh Evans, i tha People se ‘ishte krejtësisht ideja e Jennifer’, duke shtuar, ‘Unë mendoj se gjëja më e mirë për J. Lo është vizioni i saj krijues është kaq i saktë’.

Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Më vonë në shfaqje, Lopez u ngjit në skenë edhe një herë dhe bëri një interpretim të shkëlqyer të këngës së saj “Ain’t Your Mama”.

E veshur me një fustan të shkurtër të verdhë të përzier me ngjyrë të zezë dhe ca thumba e një palë çizme të zeza, nëna e dy fëmijëve u mbështet nga një varg valltarësh të veshur me ansamble të ndryshme shumëngjyrëshe.

“Derisa po bëhet më mirë për ne, ka njerëz në të gjithë botën, veçanërisht në Afrikë, Indi dhe në botën Latine që ende kanë nevojë për ndihmën tonë dhe vaksinat tona”, vazhdoi aktorja. “Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sonte”.

“VAX Live”, organizuar nga Selena Gomez, gjithashtu përfshinte paraqitje nga presidenti Joe Biden së bashku me Zonjën e Parë Dr. Jill Biden, zëvendëspresiendeten Kamala Harris, Ben Affleck, Chrissy Teigen, David Letterman, Gayle King, Jimmy Kimmel, Nomzamo Mbatha, Olivia Munn dhe Sean Penn.

Princi Harry gjithashtu ishte i pranishëm në mbrëmje, i cili synonte ‘të frymëzonte besimin e vaksinave në të gjithë botën dhe të ndihmonte për të marrë vaksinat COVID-19 tek të gjithë, kudo’, sipas një deklarate nga ‘Global Citizen’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina

"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Magazina

"Me zarfa të zi, Jena VIP, po na shikon një Shqiptari" - publikohet kënga e G Banit e realizuar në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori