A e keni urryer algjebrën në shkollë të mesme?
Një grup i hulumtuesve nga Georgetown University Medical and Stanford University besojnë që nëse jeni të dobët në matematikë, mund të mos jetë vetëm dobësi akademike, por në të vërtetë është çrregullim psikologjik.
Zbulimet e tyre, të botuara në gazetën, Frontiers Psychology tregojnë se sa ndryshe e kanë trurin ata që janë të dobët në matematikë dhe çfarë thotë kjo për shëndetin e tyre të përgjithshëm të aftësive njohëse.
Paaftësitë në matematikë ndodhin kur ka anomali të caktuara, për të mbështetur kujtesën procedurale. Hulumtuesit kanë identifikuar strukturat e trurit bazale ganglia dhe zonat në lobin frontal dhe hapësinor, të cilat mund të jenë përgjegjëse për pamundësinë që t’i procedojnë problemet e matematikës.
Hulumtuesit po e quajnë atë “hipoteza procedurale e deficitit” që mund të shpjegojë se ata që janë të dobët në matematikë, po ashtu kanë edhe probleme me kujtesën afatshkurtër, e cila shkakton që njerëzit të kenë vështirësi për t’i mbajtur në mend numrat.
Problemet me matematikë dhe dyslexia mund të ndërlidhen me problemet e aftësive njohëse, sepse mësimi varet nga sistemet procedurale dhe deklarative të kujtesës së trurit.
Sistemi deklarativ është pjesë e trurit e cila përdoret kur mësojmë si të vozisim, që do të thotë se posedimi i ndonjë problemi në jetën e përditshme mund të shënojë majën në aftësitë e trurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel