LAJMI I FUNDIT:

Jeni shpesh të lodhur apo të rraskapitur? Kjo mund të jetë një nga arsyet, thonë mjekët

Jeni shpesh të lodhur apo të rraskapitur? Kjo mund të jetë një nga arsyet, thonë mjekët

Ndjenja e lodhjes ekstreme ose kronike mund të nënkuptojë se diçka po ndodh me imunitetin e trupit tonë, paralajmërojnë mjekët

Sipas WebMD, kur sistemi ynë imunitar është në gjendje të mirë, funksionet e tjera të trupit funksionojnë ashtu siç duhet. Mirëpo, nëse sistemi imunitar nuk funksionon siç duhet, domethënë nëse imuniteti ynë dobësohet, ai ndikon pothuajse në të gjitha funksionet e trupit.


Siç shpjegojnë mjekët, atëherë ne jemi shumë më të ndjeshëm ndaj kushteve të caktuara si alergjitë e ndryshme, astma apo ekzema në lëkurë, por ka edhe një rrezik të shtuar të çrregullimeve autoimune si artriti reumatoid apo diabeti i tipit 1, transmeton Telegrafi.

Gjendjet e tjera autoimune përfshijnë këto sëmundje: celiakia, lupusi, skleroza e shumëfishtë, psoriaza dhe artriti psoriatik.

Hulumtimet tregojnë se një sërë sëmundjesh shkaktohen nga dobësimi i imunitetit dhe ndër shenjat se imuniteti ynë është në gjendje të keqe janë pikërisht lodhja kronike apo rraskapitja.

shutterstock

Nëse ndiheni të lodhur pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, atëherë keni mungesë të vitaminës B12
Lexo po ashtu Nëse ndiheni të lodhur pavarësisht se keni fjetur mjaftueshëm, atëherë keni mungesë të vitaminës B12

Simptoma të tjera që mund të tregojnë imunitet të dobësuar përfshijnë:

▪ duar apo këmbë të ftohta
▪ temperaturë e thatë, dukshëm e ngritur
▪ dhimbje koke
▪ skuqje
▪ dhimbje të kyçeve dhe muskujve
▪ rënia e flokëve
▪ ndjeshmëria ndaj diellit
▪ probleme me gëlltitjen
▪ humbje e pashpjegueshme e peshës ose shtim në peshë
▪ verdhëza
▪ mpirje në krahë dhe këmbë.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori