LAJMI I FUNDIT:

Jeni jotolerant ndaj glutenit? Krejt çka duhet të dini dhe ku të gjeni produktet pa gluten

Jeni jotolerant ndaj glutenit? Krejt çka duhet të dini dhe ku të gjeni produktet pa gluten

Me siguri keni dëgjuar për persona jotolerant ndaj glutenit. Për ata që i njohim që janë persona jotolerant ndaj glutenit, është shumë me rëndësi plani ushqimor dhe plani dietal që përjashton produktet ushqimore që përmbajnë gluten.

Gluteni është protein i cili gjendet në drithëra, si gruri, elbi, thekra etj.

Një dieta ushqimore me produkte ushqimore pa gluten është esenciale për të menaxhuar shenjat dhe simptomat e sëmundjeve të tretjes dhe të tjera gjendjeve shëndetësore që ndërlidhen me glutenin.

Një dietë ushqimore pa gluten është e popullarizuar edhe te personat që nuk janë të diagnostifikuar si jotolerant ndaj glutenit. Benefitet nga një dietë e tillë janë të shumëfishta, si humbja e peshës, energjia më e madhe etj, por më shumë hulumtim gjithsesi është i nevojshëm.

Një plan ushqimor pa gluten kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë në përzgjedhjen e produkteve, e përbërësve që gjenden në produktet ushqimore.

Mbajtja e një diete strikte pa gluten është nevojë afatgjate për personat jotolerant ndaj glutenit.

Disa studime kanë treguar se ekzistojnë disa benefite nga mbajtja e një diete pa gluten është vendimtare për shëndetin, edhe për personat që nuk janë jotolerant ndaj glutenit, si:

Humbje e peshës
Përgjithësisht përmirësim i shëndetit
Përmirësim i tretjes
Përmirësim i performancës sportive

Si të gjeni produkte Pa Gluten?

 Një nga vështirësitë kryesore që mund të hasim është blerja e produkteve Pa Gluten.
Jo të gjitha marketet kanë sektorë të veçanta, edhe nëse i kanë, ato janë të kufizuara dhe me gamë të varfër të produkteve Pa Gluten.

Një zgjidhje optimale është që këtë ta bëni drejtpërdrejt nga shtëpia, nëpërmjet telefonit.

Begmart.com është platforma online e shitjes së produkteve ushqimore që e ka zgjidhur edhe këtë problem duke krijuar një llojllojshmëri të madhe të produkteve pa gluten në një kategori të veçantë Pa Gluten.

 Mbi të gjitha me transport FALAS, pa pasur nevojë për t’u stresuar duke i kërkuar këto produkte!

 

Artikull i sponzorizuar