“Jemi pretendentë për titull”

Vushtrriasit dje në Pejë munden Besën me rezultat 1-2, duke marrë “timonin” e tabelës me tetë pikë të tubuara, një më shumë se Trepça ’89, Ferizaj dhe Hysi.
I pari i bankinës së Llamkos Kosovës, thotë se klubi i tij në këtë sezon të garave është organizuar mjaft mirë në të gjitha aspektet për të arritur titullin e kampionit.
“Përveç Llamkos Kosovës nuk po shoh pretendentë tjetër në garën për titull”, ka thënë të hënën për KosovaPress, Munishi.
Tekniku prishtinas mendon se fitorja kundër Besës rrite edhe më shumë besimin në skuadrën e tij për ndeshjet e ardhshme. Munishi pohon se Llamkos Kosova në çdo ndeshje hynë për fitore.
“Unë kam thënë edhe para ndeshjes se ne në Pejë shkojmë për fitore dhe e arritëm qëllimin tonë. Jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e lojtarëve. Kjo fitore rrite edhe më shumë besim në skuadrën tonë për ndeshjet e ardhshme”, tha Munishi.
Llamkos Kosova në fundjavën që vjen do të përballet me Fushë Kosovën. /KosovaPress/Telegrafi/









































