Barcelona ishte mysafire e Juventusit për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët pësuan me rezultat 3-0 në atë takim, me dy gola të Paulo Dybalas dhe një të Giorgio Chiellinit.


Përveç lojës së tij të zakonshme dhe organizimit të disa sulmeve, lojtari më i mirë i katalunasve, Lionel Messi, nuk arriti të ndryshonte diçka në rrjedhën e këtij takimi.

Argjentinasi ishte mirë i mbuluar nga bardhezinjtë, ashtu që nuk doli në shprehje aftësia e tij golashënuese.

Ndërsa një nga momentet që ka joshur kureshtje ishte lëvizja e Alex Sandros kundrejt Leo Messit.

Në momentin kur lojtari i Juves e pranoi topin, ai i Barcelonës u përpoq t’ia merrte, por Sandro ia bëri atë që zakonisht Messi ua bën të tjerëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app