Ikona e hip-hopit, Jay-Z, ka vendosur ta zgjerojë biznesin e tij duke blerë një kompani, që ofron muzikë online, në vlerë prej 56 milionë dollarëve.

Reperi 45-vjeçar ka arritur marrëveshje për të blerë kompaninë “Aspiro” nga Suedia për 56 milionë dollarë në para të gatshme.


Jay-Z, emri i vërtetë Shawn Corey Carter, është një prej këngëtarëve më të suksesshëm në histori, duke shitur më shumë se 100 milionë albume.

Revista prestigjioze Forbes thotë se ai ka pasuri në vlerë prej 520 milionë dollarësh.

Nga “Project Panther Bidco Ltd” (kompania e reperit) thonë se kanë përcjellë zhvillimet e “Aspiros” për një kohë të gjatë dhe besojnë se kompania me teknologjinë e lartë do të fuqizohet edhe më shumë në të ardhmen. /Koha/Telegrafi/