LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme takimi i Presidentes me opozitën: LDK e quan të vonuar, PDK e AAK ende pa qëndrim

Javën e ardhshme takimi i Presidentes me opozitën: LDK e quan të vonuar, PDK e AAK ende pa qëndrim

Tek kur pothuajse është shtjerrë debati për draft-statutin e Asociacionit, Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur t’i takojë partitë opozitare.

Shqetësimet që udhëheqësja e shtetit i ka për këtë dokument të ndjeshëm, nuk dihet saktë se kur do t’i diskutojë me opozitarët.


“Për datën e takimeve të Presidentes Osmani me opozitën, ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.

Mirëpo, Dukagjini ka mësuar se takimet synohet të mbahen në fund të javës e ardhshme, pasi Osmani të kthehet në Kosovë nga një udhëtim jashtë vendit.

Ftesat zyrtare akoma nuk kanë shkuar në adresë të partive, derisa PDK-ja si partia më e madhe opozitare nuk i ka treguar televizionit të enjten nëse do të shkojë në takim.

Një vendim të tillë pritet ta marrë ditëve në vazhdim LDK-ja, e cila e vlerëson të vonuar iniciativën e presidentes.

Dykuptimësia e Asociacionit e shqetëson opozitën, cilësohet i vonshëm reagimi i Osmanit
Lexo po ashtu Dykuptimësia e Asociacionit e shqetëson opozitën, cilësohet i vonshëm reagimi i Osmanit

“Do të diskutohet në Lidhjen Demokratike të Kosovës në kohën kur kemi ftesë zyrtare. Për mendimin tim është ftesë shumë e vonshme. Po ashtu pse nuk e fton edhe Lëvizjen Vetëvendosje Presidentja për t’ia marrë qëndrimin. LDK nuk mund ta kryejë punën e Qeverisë, e as të Presidentes që e kemi votuar edhe ne”, ka deklaruar Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

E, pikërisht këtë çështje, AAK-ja e ka diskutuar brenda kryesisë së partisë të enjten, mbledhje pas të cilës do të marrë një vendim.

Aktivizimin e presidentes e vlerëson të vonuar edhe njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri.

Osmani paralajmëron takim me opozitën për Asociacionin: Duhet të eliminohen disa paqartësi
Lexo po ashtu Osmani paralajmëron takim me opozitën për Asociacionin: Duhet të eliminohen disa paqartësi

“Parimisht kjo ftesë është dashur të bëhet shumë më herët në momentet kur ka pasur mundësi që të reagohet për ndryshime pozitive dhe për krijim të një platforme shumë më të gjerë për të krijuar një besueshmëri edhe profesionale edhe politike. Por prapë se prapë është mirë që është bërë edhe pse më shumë duket si formale”, ka deklaruar ai.

Tani, pas pranimit zyrtar të draftit nga ana e BE-së dhe ftesës së presidentes, Muhaxhiri thotë se opozita nuk ka më hapësirë që të rrijë duarkryq dhe të mos përfshihet maksimalisht në këtë proces, sado hapësirë që ka mbetur.

Presidentja Osmani i ka ngritur si shqetësim 2-3 çështje brenda draftit, të cilat sipas saj, kanë dy kuptime të ndryshme. Po aq e shqetësuar është shprehur edhe opozita.

Herën e fundit, Osmani i takoi liderët opozitarë më 27 shtator, tri ditë pas sulmit terrorist serb në Banjskë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori