LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme Qeveria ua dorëzon veteranëve propozimet me shkrim

Javën e ardhshme Qeveria ua dorëzon veteranëve propozimet me shkrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë konferencës për media foli edhe për Ligjin e pagës minimale, në të cilën nuk janë përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së.

Kurti u shpreh se shuma që shteti ndan për ta, janë beneficione për veteranët si mirënjohje e shoqërisë, por jo pagë.


Kryeministri theksoi se beneficioni i veteranit duhet të jetë më i lartë se paga minimale, por për t’u arritur kjo, sipas tij, duhet të rregullohen listat e veteranëve.

“Nuk besoj që në Republikën e Kosovës, fjalën veteran dhe luftëtar në njërën anë, dhe fjalën pagë në anën tjetër, qoftë ajo dhe minimale, duhet t’i kemi në të njëjtën fjali. Këto janë beneficione për veteranët si mirënjohje e shoqërisë, por jo pagë. Paga merret në kohën e tashme të vazhdueshme për punën që e bën, jo para diçka para 23 vjetëve. Kjo nuk do të thotë që ata nuk meritojnë beneficione, por kjo nënkupton që beneficioni nuk bën të lidhet me pagën minimale. Unë besoj që beneficioni për veteranët do të jetë më i lartë sesa paga minimale. Por për këtë kam kërkuar paraprakisht që të bëhet një rregullim i listave, sepse duhet të vijmë tek e vërteta historike, ashtu siç ka qenë dhe me të cilën krenohemi të gjithë. Nuk kemi nevojë që ta shtojmë numrin e veteranëve që të ndjehemi më krenarë. Nuk kemi nevojë të fryjmë lista, fryrja e listave i bën dëm historisë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se javën e ardhshme do t’ua dorëzojë propozimet me shkrim përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta.

“Propozimet me shkrim do t’ua dërgojmë javën e ardhshme. Bashkë me ministrinë e Financave jemi duke punuar në një propozim konkret, një ofertë përmbajtësore me shkrim për organizatat e dala nga lufta”, është shprehur Kurti,

Ai tutje shtoi se është i hapur për dialog, komunikim dhe kontakte të rregullta në zyrën e tij, duke thënë po ashtu se Qeveria është e interesuar që UÇK-ja të trajtohet me dinjitet edhe sa i përket zhvillimi socio-ekonomik të vendit.

“Jam i hapur për dialog për komunikim për kontakte të rregullta. Zyrën time e kam të hapur. Në të njëjtën kohë e shpreh përkushtimin tim se Qeveria është e interesuar që UÇK-ja të trajtohet me dinjitet edhe sa i përket zhvillimit socio ekonomik të vendit. Nuk duam rritje ekonomike e mirëqenie pa veteranët. Dhe nuk duam demokraci dhe pavarësi pa ta. E duam me ta, edhe mirëqenien edhe pavarësinë, por edhe me të vërtetën. Të vërtetën e kemi aq të mirë e aq të bukur sa që nuk ka nevojë që ta zbukurojmë”, tha kryeministri i vendit.

Duke folur për listat e veteranëve, Kurti tha se fryja e listave u bën dëm brezave të ardhshme dhe studiuesve historikë.

“Fryrja e listave iu bën dëm brezave të ardhshme dhe studiuesve historikë. Ne e mbajmë mend luftën dhe kemi marrë pjesë në të. Por, të rinjtë duhet t’i lexojnë tekstet. Dhe nëse ato janë të pasakta, ajo i bën dëm historisë tonë”.

Ai gjithashtu tha se ndarja e pensionit të veteranit nga paga minimale është bërë prej shumë viteve nga qeveritë paraprake dhe ligjshmëria në pagën minimale është ndarë në atë kohë

“Ne e kemi miratuar të hënën që shkoi në lexim të parë projektligjin, i cili e bën rritjen e pagës minimale, me ç’ast preken drejtpërsëdrejti, në bazë të të dhënave të administratës tatimore të Kosovës, 105 mijë punëtorë në Kosovë. Përveç kësaj me atë projektligj ne arrijmë që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës, i punësuar, të mos paguajë tatim për pagën minimale. Ju e dini që tash edhe nëse e ke pagën mbi 80 euro, fillon paguan tatim katër për qind, prej 80 deri 250 euro paguan tatim 4 për qind dhe prej 250 euro tetë për qind. Ndërkaq, mbi 450 euro paguhet tatim 10 për qind. Pra nga 80 deri në 250 euro paguhet tatim prej katër për qind që ky projektligj këtë e heq. Pra ata që i kanë pagat e ulëta ne ua heqim tatimin, dhe në të njëjtën kohë iu ndihmojmë 105 mijë punëtorëve në Kosovë që të ju rritet paga. Janë bërë shumë vjet tash prej pagës minimale”, tha ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori