SUPERLIGA

Superliga vazhdon më avazin e vjetër. Standard Benz, Bajrami dhe Centrum fituan sërish duke mbajtur të njëjtën diferencë pikësh në klasifikim. Standard Benz mposhti 9-0 Real Maguren, Bajrami fitoi ndaj FC Mërgimit 12-1, ndërsa Centrum mposhti Macet e Zeza 5-1. Fitore shënoi dhe Dobraja 4-0 ndaj Janjeves ashtu siç bëri dhe Prishtina e Re që mposhti 3-1 Minatorit.


tol1foto

Lufta po bëhet interesante edhe në fund të tabelës ku Termax mposhti rivalin direkt AL Com 7-0 për të marrë tre pikë me shumë peshë. Tika Taka vazhdon të jetë e pashqetësuar në mesin e tabelës, ndërsa këtë javë mposhti 6-3 Gadimen që po rrezikohet në tabelë. Fitore me vështirësi arriti edhe Xhamia e Magures ndaj Dream Team 4-3. Ndërsa Sllovia fitoi në tavolinë 3-0 ndaj Banullës së larguar nga Liga.

Më poshtë e gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë, si dhe lojtarët më të mirë të kësaj jave në Superligë3
.

tol1best

LIGA E DYTË

Liga e Dytë kishte një kryendeshje, atë mes Gumnaselles dhe Mbretërve qe përfundoi në barazim 2-2. Gumnasella kishte epërsi prej dy golave por në fund e lëshoi fitoren nga dora. U befasua rëndë skuadra e Nipave të Dajës që u mposht nga modestët e Shoqnisë 4-1.
 

tol2foto

Avni Ita dhe Ardeno nuk lejuan befasi. Avni Ita mposhti 13-1 Mia san Mian, ndërsa Ardeno 3-1 Borussian. Fitore shënoi edhe Restaurant Shpella më rezultat 5-2 ndaj Besa Sllovisë. Trepça befasoi paksa Smallushën duke e mundur 4-1 dhe duke krijuar shpresa për mbijetesë, ndërsa rezultat pozitiv arritën dhe Dostat 5-2 ndaj Teos duke u stabilizuar në renditje. Ndeshja e vetme në barazim ishte ajo mes Qullve dhe Dardanëve që përfundoi 2-2. Nivela fitoi me rezultat zyrtar ndaj Milanit.

Më poshtë e gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë, si dhe lojtarët më të mirë të kësaj jave në Ligën e Dytë.

tol2best

LIGA E TRETË

Flaka vazhdoi më fitore edhe këtë javë duke mundur Shpellën në një sfidë derbi 3-1. Rubofci u ndal në barazim 3-3 ndaj Ufove ndërsa këtë e shfrytëzoi Edisoni që fitoi ndaj Mermerit 3-1.
Në barazim përfundoi dhe sfida mes Ismail Lumës dhe Restaurant 2000. Relux në anën tjetër deklasoi Bujarinë 8-1, teksa fitore më peshë shënoi dhe skuadra e Teqës 3-1 ndaj Qallapekut. Formë të mirë po kalojnë dhe Officerat që fituan 3-2 ndaj Muhagjerve, ndërsa Stublla u mposht 3-4 nga Xhamia e Babushit. Pas shumë xhirosh fitore arriti dhe Mega Petrol duke mundur 4-3 The Blue.

Më poshtë e gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë, si dhe lojtarët më të mirë të kësaj jave në Ligën e Tretë. 

tol3best

 
telegrafi sport app