LAJMI I FUNDIT:

Java e tetë e shtatzënisë: Fetusi më në fund humbet bishtin, bëhet një foshnjë e vërtetë dhe nëna ka nevojë për më shumë gjumë

Java e tetë e shtatzënisë: Fetusi më në fund humbet bishtin, bëhet një foshnjë e vërtetë dhe nëna ka nevojë për më shumë gjumë

Ja çfarë zhvillohet te një bebe në javën e tetë të shtatzënisë, por edhe çfarë ndryshimesh mund të presë nëna e ardhshme

Në javën e tetë të shtatzënisë, fetusi humbet bishtin që kishte deri tani dhe bëhet një foshnjë e vogël e vërtetë, edhe pse ka madhësinë e një kokrre fasuleje.


Ja çfarë zhvillohet te bebja, por edhe çfarë ndryshimesh mund të presë nëna, transmeton Telegrafi.

Çfarë ndodh me beben?

Gishtat janë të dukshëm, qepallat mbulojnë sytë dhe bishti thjesht është zhdukur. Palca kurrizore është e dukshme dhe vertebra dhe brinjët zhvillohen gjithashtu. Në tru, formohen qeliza nervore që lidhen me njëra-tjetrën, duke krijuar rrugë themelore nervore. Në këtë periudhë fillojnë të formohen muskujt, si dhe disa shtresa të lëkurës.

Mbase jeni duke menduar për gjininë e fëmijës, por është ende herët për këtë – organet seksuale të jashtme nuk janë zhvilluar aq sa duhet që mjeku të mund të shohë nëse është djalë apo vajzë gjatë një ekzaminimi me ultratinguj.

Foshnja juaj, me madhësinë e një fasule (rreth 22 mm e gjatë dhe rreth 3 gram peshë), është vazhdimisht në lëvizje dhe rrotullim, edhe pse ju nuk mund ta ndieni atë.

Çfarë po ndodh me mamin?

Së shpejti do të vini re se sytjenat juaj nuk janë më komode. Rritja e niveleve të hormoneve ndikon në zmadhimin e gjinjve të cilët përgatiten për ushqyerjen me gji. Kur blini sytjena, sigurohuni që të vazhdoni gjatë gjithë shtatzënisë.

Ndiheni e lodhur? Ndryshimet hormonale, veçanërisht rritja drastike e progesteronit, kontribuojnë të jeni inerte. Të përzierat dhe të vjellat gjithashtu mund t’ju marrin shumë energji. Ndoshta jeni duke fjetur keq, veçanërisht nëse nuk jeni rehat ose ngriheni për të urinuar.

Mitra juaj po bëhet më e madhe javë pas jave dhe tani ka madhësinë e një grejpfruti! Është normale që ju të ndjeni ngërçe, dhimbje ose shtrëngim në zonën e stomakut për shkak të kësaj. Ngërçet e moderuara janë normale dhe të pranueshme për sa kohë që nuk shoqërohen me dhimbje të forta ose gjakderdhje. Këto dy simptoma janë shenja se diçka nuk është në rregull dhe duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Çfarë duhet të bëni?

▪ Ekzaminimi i parë me ultratinguj. Nëse nuk keni shkuar ende për një kontroll prenatal, është koha për ta bërë këtë. Përveçse e vetmja diagnozë e sigurt e shtatzënisë që bëhet me ndihmën e ultrazërit, gjatë këtij ekzaminimi do të merrni edhe përgjigje për pyetjet: A është fetusi në mitër? A ka aktivitet të zemrës së fetusit? Sa javëshe është shtatzëna? Kur është data e duhur?

▪ Ditari i shtatzënisë. Regjistroni të gjitha vizitat tuaja te mjeku, komentet e tij si dhe rezultatet e analizave që keni bërë deri tani. Filloni një ditar specifik të shtatzënisë.

▪ Flini! Mos harroni se keni nevojë për gjumë më shumë se kurrë! /Telegrafi/