LAJMI I FUNDIT:

Java e Filmit të Kosovës në Bujanoc

Java e Filmit të Kosovës në Bujanoc

Qendra Kinematografike e Kosovës, në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, nga data 10 deri më 15 dhjetor organizojnë Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc.

Gjatë javës do të shfaqën pesë filma të metrazhit të gjatë që janë realizuar në vitet e fundit.

Java e filmit do të hapet me filmin e regjisorit Ismet Sijarina, “Nëntor i Ftohtë”, dhe do të vazhdojë me “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri dritare dhe një varje” nga Isa Qosja, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli dhe “Një tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha.

Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës, çdo ditë në ora 17:00.