LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Nuk do të lejojmë që të kalojë një ligj që diskriminon veteranët

Jashari: Nuk do të lejojmë që të kalojë një ligj që diskriminon veteranët

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, i ka bërë thirrje qeverisë që të respektojë ligjin që sipas tij, në rast të ngritjes së pagës minimale duhet të ngritet edhe beneficioni i veteranëve të luftës.

Reklama

Ai ka deklaruar se në rast se kjo nuk do të respektohet nga qeveria, atëherë si shoqatë do të kundërshtojnë në forma të ndryshme.

“Ne ua kemi përçuar mesazhin institucioneve të vendit që nuk do të lejohet tutje që të nëpërkëmben këto kategori dhe i kemi bërë thirrje qeverisë që të respektojë ligjin dhe të mos i degradojë tutje veteranët e luftës kur parashihet me ligj që nëse ngritet paga minimale duhet të ngritet me automatizëm edhe beneficioni i veteranëve të luftës në këtë kundërtën ne kemi paralajmëruar se do të kundërshtojmë me forma të ndryshme dhe do të ishte mirë që deputet e parlamentit pa dallim partie politike që janë ulur në ato ulëse dhe që  e kanë marrë besimin e qytetarëve që të mos e keqpërdorin dhe të kenë konsideratë për këto kategori”, ka thënë ai.

Në një video-lidhje në emisionin “Five”, Jashari ka theksuar se nuk do të lejojnë që të kalojë një ligj që sipas tij diskriminon veteranët e luftës.

“Si do të veprojnë deputetët, ne kemi biseduar me deputetët por besoj që do t’i thërrasim zërit të arsyes dhe nuk do të lejojmë që të kalojë një ligj ku diskrimonon kategori shumë të rëndësishme si veteranët e luftës”, shtoi ai.

“Do të duhej deputetët që janë në pushtet deputetët e VV-së, kemi aty deputetë që janë njerëz që kanë vlerë, kanë qenë të burgosur politikë, që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, dhe unë u bëj thirrje që të veprojnë drejt dhe konsideroj që interesat e një partie por edhe të deputetëve është interesi nacional”, ka potencuar ai.

Ai ka ritheksuar thirrjen ndaj qeverisë që të vlerësojnë drejt dhe të çmohet vlera e veteranëve.

Të hënën e kaluar, veteranët protestuan para Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që pensioni i veteranit të përfshihet të Projektligjin për Pagën Minimale. Projektligji nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, ndërsa pritet të votohet këtë të martë.

Në projektligjin për pagën minimale, veteranët nuk janë përfshirë. Më herët, pensioni i veteranëve ishte i lidhur me pagën minimale. Pushteti thotë se ndarja mes pensionit dhe pagës minimale është bërë para pesë vjetësh.

Me projektligj, parashihet që paga minimale të rritet në 264 euro bruto./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Terroristët serbë derisa po iknin nga zona malore në Banjskë, e lanë mikun e tyre të plagosur – as që e kthyen kokën ta shohin si është

Lajme
Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Lajme
Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Lajme
Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

Kronika e Zezë
Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Lajme
Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

Kronika e Zezë
Kalo në kategori