LAJMI I FUNDIT:

Jashari në Prekaz: Falë tyre ne sot jemi të lirë, ky është muaji i sakrificës dhe lavdisë

Jashari në Prekaz: Falë tyre ne sot jemi të lirë, ky është muaji i sakrificës dhe lavdisë

Bekim Jashari pas homazheve të bëra tek varrezat e familjarëve të tij në Prekaz tha që falë sakrificës të anëtarëve të familjes Jashari dhe shumë dëshmorëve të tjerë, sot Kosova e gëzon lirinë.

“Falë tyre neve sot jemi të lirë e që kjo datë dhe ky muaj është muaji i sakrificës, muaji i lavdisë, i kthesës së shqiptarëve ndër shekuj për liri. Ne si shqiptarë të Kosovës, falë UÇK-së në qershor të 99 arritëm të kurorëzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral për ne të gjithë që të jemi më afër njëri-tjetrit dhe bashkarisht ta ndërtojmë e zhvillojmë këtë vend, ashtu siç është më së miri dhe siç e deshën dëshmorët”, tha Jashari.


Arsyeja e kësaj vizite ishte padyshim përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes në skenë të UÇK-së.

E po ashtu kujtojmë që më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin./Telegrafi/