LAJMI I FUNDIT:

Jashari e Mehaj pjesë e takimit të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës

Jashari e Mehaj pjesë e takimit të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës

Në Ramshtajn të Gjermanisë me pjesëmarrjen e mbi 50 shteteve u mbajt takimi i radhës i Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës.

Në këtë takim të udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd Austin, morën pjesë ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, së bashku me gjeneral Bashkim Jasharin si përfaqësues të Kosovës.


Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, strategjia që duhet ndjekur në raport me kërcënimet dhe rreziqet nga politikat ekspansioniste të Rusisë, si dhe kontributin e shteteve në fusha të caktuara për mbështetje të Ukrainës dhe forcave të saj të cilat ndodhen në betejë.

“Në këtë aspekt Ministria e Mbrojtjes rikonfirmoi gatishmërinë për mbështeje nga Republika e Kosovës në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe menaxhimit të materieve të rrezikshme si dhe ofrimin e trajnimeve për secilën nga fushat e lartcekura”, thuhet në njoftimin për media.

Pas sesionit të Grupit të Kontaktit, Mehaj e Jashari gjithashtu takuan Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksii Reznikov, Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-ve, Laura Kuper, Ministrin e Mbrojtes të Suedisë, Pål Jonson, Ministren e Mbrojtjes të Latvisë, Ināra Mūrniece, Ministrin e Mbrojtës së Kroacisë, Mario Banožić, Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, Komandantin e Komandës Evropiane të ShBA-së, gjeneral Christopher Cavoli, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Kingjin, si dhe personalitete tjera nga vendet partnere.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të ofroj gjithë mbështetjen në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet tutje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori