LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Viti shkollor nuk nis me greva, nuk lejojmë testim të mësimdhënësve

Jasharaj: Viti shkollor nuk nis me greva, nuk lejojmë testim të mësimdhënësve

Viti i ri shkollor 2019/2020 duket se nuk do fillojë pa greva në arsim, të paktën kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, derisa ka deklaruar se SBASHK-u nuk do të lejojë testimin e mësimdhënësve.

Jashari ka theksuar se nuk ka elemente se në shtator me fillim të vitit shkollor do ketë greva, por që sipas tij, SBASHK-u është duke e përcjellë gjendjen.


“Në komuna tjera nuk kemi elemente që flasin se shtatori mundë të fillojë me grevë, por nuk i dihet. Ne jemi nga afër duke përcjellë situatën. Nëse ka përkeqësime të situatës, shkelje të mëdha të drejtave, siç dinë edhe niveli komunal të bëjë, ne do të reagojmë me kohë. E frika e SBASHK-ut është se në momentin e shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, në momentin kur nuk kemi më Qeveri legjitime por Qeveri në shkuarje kam frikë se qeveritë lokale mund të tentojnë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë, këtë vakum të mungesës së institucioneve qendrore për t’i realizuar gjithmonë kërkesat e tyre që shpesh janë kërkesa personale, ide personale dhe madje edhe interesa personale për t’ia bërë dikujt të padrejtë për ta hequr dikë e për ta prurë dikë që është i zëshëm në partitë e tyre të cilat po i udhëheqin komunat”, tha ai.

Sipas Jasharajt, greva në arsim dhe në gjithë sektorët në Kosovë mund të ketë vetëm nëse nuk zbatohet Ligji për Pagat, i cili po pritet që të hyjë në zbatim nga muajin dhjetor.

“Nëse implementimi i këtij ligji nuk do të bëhet apo institucionet e reja që krijohen do ta hedhin krejt poshtë në arsim. Unë po them se jo vetëm në arsim, në gjithë sektorët do ketë përplasje të mëdha ngase do të jetë një zhgënjim, sepse kemi bërë një mund të jashtëzakonshëm për të arritur një ndryshim koeficientësh dhe tash po doli dikush dhe tha se ligji nuk ‘vlen’. Por, nëse më pyesni mua, nuk është se nuk kam frikë nga përvoja, sepse Kosova e ka edhe ligjin për sigurime shëndetësore të votuar dhe të aprovuar, i cili ende kësaj dite nuk është aplikuar… SBASHK-u nëse hynë në grevë për ligjin e pagave i cili nuk do të implementohet nuk do jetë fajtor, sepse po u implementua ne nuk do të bëjmë greva”, tha Jasharaj.

Duke folur për mënyrën se si arritën përmes grevës tri javore në janar të vitit 2019, ta rrisnin koeficientin për mësimdhënësit, Jasharaj ka theksuar se orët e humbura asnjëherë nuk do zëvendësohen.

Kryetari i SBASHK-ut po ashtu ka thënë prerë se kjo sindikatë nuk do lejojë testimin e mësimdhënësve, por kërkojnë profesionalizëm më të madh tek inspektorati i Arsimit në Kosovë.

“Testimin e mësimdhënësve në Kosovë nuk ka të drejtë  ta bëjë askush, sepse mësimdhënësit e Kosovës kanë diploma dhe janë testuar. Mirë e keq, janë testuar në fakultetet gjegjëse dhe profesorët e nderuar ua kanë dhënë notat. Domethënë i kanë testuar dijet e tyre.  SBASHK-u konsideron se kjo nuk do të ndodh kurrë dhe ne nuk do i nënçmojmë në mënyrë të tillë mësimdhënësit… Askund në botë nuk bëhet testimi i tillë për mësimdhënësit çka kërkon SBASHK nuk po themi t’i lëmë le të bënë çka të duan në shkollë, por kërkojmë që të ndahen mjete më shumë që sektori i inspektoratit të arsimit të bëhet shumë profesional dhe ata inspektor me numër të duhur të shkojnë nëpër shkolla të hyjnë në klasë, t’i vizitojnë mësimdhënësit dhe t’i përcjellin”, tha Jasharaj.

Kujtojmë që sistemi arsimor në Kosovë gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2018/2019 e nisi me tre javë vonesë për shkak të grevës që kanë mbajtur mësimdhënësit ku kërkesa e tyre ishte rritja e koeficientit./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori