LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u të mërkurën e dorëzon në Gjykatën e Apelit vendimin për kompensimin e orëve

SBASHK-u të mërkurën e dorëzon në Gjykatën e Apelit vendimin për kompensimin e orëve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë afër përfundimit të ankesës për ta dërguar lëndën për kompensimin e orëve në Gjykatën e Apelit.

Në një deklaratë për Telegrafin, ai ka thënë se të mërkurën pritet që ta dërgojnë lëndën.


“Juristi ynë në koordinim me avokatët që bashkëpunojnë vazhdimisht janë në përfundim të ankesës sonë, janë duke hulumtuar të gjithë materialin, të gjitha konventat dhe dokumentet ekzistuese tek ne. Besoj që së largu deri të mërkurën do ta dorëzojmë duke e respektuar formatin që na e ka dhënë Gjykata e shkallës së parë. Por, po dëshirojmë që ankesa të ketë sa më shumë argument të formuara të bazuara, që gjykata ta lehtë sa më të lehtë të vendos”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se nëse edhe Gjykata e Apelit vendos për kompensim të orëve atëherë do të vazhdojnë prapë te merren me këtë çështje duke e dërguar deri në seli të sindikatave në Bruksel.

Gjykata refuzon padinë e SBASHK-ut, vendos për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës
Lexo po ashtu Gjykata refuzon padinë e SBASHK-ut, vendos për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës

“Nëse vendoset prapë që të kompensohen orët edhe nga kjo Gjykatë, SBASHK-u do të vazhdoj betejën me institucionet e drejtësisë, sepse Gjykata duhet të veprojë ashtu se si janë rregullat . Nga gjykata e shkallës së parë kemi kërkuar që vendimi i MASHT-it të hudhet poshtë pasi që nuk është i bazuar në asnjë ligj të Kosovës, sepse ligjet për grevat qoftë në sektorin e arsimit apo në të tjerë nuk obligojnë grevistët që të kompensojnë grevën. Do t’i shtjerrim të gjitha mundësitë në institucionet e Kosovës, dhe do t’i shkojmë çështjes deri në fund. Materialin do ta dërgojmë deri në Bruksel ku është selia e sindikatave të Evropës që edhe ata ta kenë, sepse nëse vendos gjykata që të kompensohen orët është rasti i parë, dhe për këtë greva do të zbehej sepse është instrumenti i vetëm ku grevistët kërkojnë të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka refuzuar si të pabazuar padinë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), duke e lënë në fuqi vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për zëvendësimin e orëve të humbura me rastin e grevës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori