LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Greva vazhdon derisa të realizohet kërkesa jonë (Video)

Jasharaj: Greva vazhdon derisa të realizohet kërkesa jonë (Video)

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva në arsim do të vazhdojë.

Jasharaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë si ai, si përfaqësues i sindikalistëve, është kategorik për vazhdimin e grevës.


“Shteti për dy ditë mund t’i plotësoj kërkesat tona. Kur ka mundësi të gjejë para andej e këndej, le t’i gjejë disa para edhe për ne. Le të kenë arsimtarët dhe të tjerët vendin meritor në projektligjin e pagave, ne fillojmë me mësim”, tha Jasharaj, përcjell Telegrafi.

I pari i SBASHK-ut ka thënë se arsimtarët nuk pranojnë kërcënime, sepse nuk janë frikuar as nga Serbia.

“Nëse do të ketë kërcënime, ne do të kalojmë në një stad tjetër që na lejon ligji, njerëzit tanë do të qëndrojnë në shtëpi. Greva mund të mbahet në vend të punës apo duke qëndruar në shtëpi… Mos të mundohet të frikësojë dikush arsimtarin e Kosovës. Nuk e frikësoi as Serbia në vitet ’90-ta …”.

Jasharaj ka thënë se greva do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e arsimtarëve.

“Greva vazhdon derisa nuk realizohet kërkesa jonë”, ka thënë Jasharaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori