LAJMI I FUNDIT:

Japonia arrin moment historik, zbarkon dy robotë në një asteroid

Japonia arrin moment historik, zbarkon dy robotë në një asteroid

Agjencia Japoneze për Zbulimin e Hapësirës Ajrore ka zbarkuar disa robotë në asteroidin Rzugu, rreth 180 milionë kilometra nga Toka. Robotët cilindrik janë rreth 18 cm të gjera dhe 7 cm të gjata. Ata bënë udhëtimin e tyre në anijen kozmike Hayabusa2 e cila u nis nga Toka në dhjetor 2014.

Robotët arritën në vendin e duhur për lansim në sipërfaqen e asteroidit, gjatë kësaj fundjave. Ata u siguruan në një enë të quajtur MINERVA-II1. Ena u lejua të bie ngadalë në sipërfaqen e asteroidit. Agjensia hapësinore e vendit ka konfirmuar se ena ka arritur në sipërfaqe me sukses dhe se kutia ka qenë e ndarë në mënyrë që të dy robotët të kenë zbarkuar siç duhet.


Kjo ishte përpjekja e dytë nga agjencia japoneze e hapësirës për të nisur robotët në asteroid. Prova e parë ishte në vitin 2005 dhe nuk u bë siç ishte planifikuar, pasi që anija e parë Hayabusa lëshoi ​​enën në kohën e gabuar.

Hayabusa2 arriti orbitën e Ryugu-t në qershor dhe shkrepi fotot për të gjetur një vend të mirë uljeje për enën. Qëllimi kryesor i kësaj stërvitja është dërgimi i një mostre të asteroidit në Tokë në vitin 2020. Kjo do të bëhet duke gjuajtur një plumb në asteroid, me shpresën se do të zmbrapsë mjaft materiale që mund të mblidhen dhe të kthehen në Tokë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Kalo në kategori