0Shares

Sipas Ministrisë Japoneze të Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë, duket se vendi ka një problem me shëndetin e studentëve. Për të qenë më specifik, duket se ata kanë gjetur një rekord të lartë të nxënësve (prej 25.3% ) që nuk kanë arritur të përmbushin shenjën 1.0 në testet e shikimit dhe se ndoshta koha e gjatë e shpenzuar në telefona dhe lojërat mobile mund të jetë përgjegjës për këtë.

Duket se 34.1% e nxënësve fillorë dhe 67.09% të nxënësve të shkollave të mesme nuk kanë vizion 1.0 (i njohur gjithashtu si vizioni 20/20).

Ministria shkruan: “Sipas ekspertëve, kjo mund të lidhet me rritjen e kohës së kaluar duke shikuar ekranet e telefonave dhe lojërat mobile”.

Në anën tjetër, disa kanë shprehur dyshimet e tyre për atë nëse lojërat dhe telefonat janë shkaktari i vërtetë për t’u fajësuar për këtë. Në të njëjtën kohë, lojërat e telefonave në Japoni janë një industri e madhe pasi Japonia është në të vërtetë tregu i tretë më i madh i lojrave në botë, prandaj nuk është për t’u habitur që ka shumë të rinjë që shpenzojnë shumë kohë në lojra.

Ndërkohë ekzistojnë disa kompani të telefonave të cilët po prezantojnë mënyra për përdoruesit e tyre për të menaxhuar kohën e tyre në telefona, si dhe prezantimin e disa veçorive shëndetësore që ndihmojnë në zvogëlimin e sasisë së dritës blu që vjen nga pajisjet tona, që është i njohur edhe si ndërhyrës i gjumit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)