LAJMI I FUNDIT:

​Japoni, frikë nga mutacioni i coronavirusit “olimpik”

​Japoni, frikë nga mutacioni i coronavirusit “olimpik”

Kreu i shoqatës mjekësore në Japoni paralajmëroi sot se organizimi i Lojërave Olimpike në Tokio këtë verë me dhjetëra mijëra njerëz të mbledhur nga e gjithë bota mund të çojë në shfaqjen e një varianti të ri “Olimpik” të coronavirusit.

Megjithëse Japonia është zotuar vazhdimisht të presë Olimpiadën në mënyrë të sigurt pas një viti vonese, ajo po lufton për të kontrolluar valën e katërt të pandemisë dhe po përgatitet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të vendit.


Zyrtarët japonezë, organizatorët olimpikë dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) janë zotuar të gjithë që Lojërat do të mbahen nën masa të rrepta mbrojtëse. Ardhja e vizitorëve të huaj tashmë është ndaluar dhe vendimi për publikun vendas pritet muajin tjetër.

Por edhe me këto masa, shqetësimet mbeten për fluksin e atletëve dhe zyrtarëve në Japoni, ku procesi i vaksinimit mbetet jashtëzakonisht i ngadaltë ku pak më shumë se 5% e popullsisë është vaksinuar.

Me njerëz nga më shumë se 200 vende dhe territore që pritet të mbërrijnë në Tokio, do të jetë e rrezikshme të organizosh Lojërat në Korrik, thotë Naoto Ueyama, kreu i Shoqatës së Mjekëve Japonezë.

“Të gjithë mutacionet e ndryshme të virusit që ekzistojnë në vende të ndryshme do të përqendrohen këtu në Tokio.Ne nuk mund të mohojmë mundësinë e një mutacioni tjetër të ri të virusit që mund të shfaqet pas Olimpiadës,” tha ai gjatë një konference shtypi.

“Nëse do të lindte një situatë e tillë, kjo madje mund të nënkuptojë se një mutacion në Olimpiadën e Tokios do të quhej i tillë, i cili do të ishte një tragjedi e madhe dhe do të mbetej objekt kritikash edhe për 100 vjet,” tha ai.

Gazeta Asahi Shimbun, sponsori zyrtar i Lojërave Olimpike të Tokios, botoi dje një artikull ku bënte thirrje për anulimin e ngjarjes, por ish-Nënkryetari i IOC-së Dik Pound njoftoi dje se lojërat duhet dhe do të zhvillohen.

Qeveria po përgatitet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të vendit, e cila fillimisht duhej të hiqej më 31 maj, thanë zyrtarët, disa javë para se Lojërat të fillonin më 23 korrik.

Por anëtari i ILO-s John Coates thotë se ngjarja mund të ndodhë edhe nën një gjendje të jashtëzakonshme, diçka që Uyama thotë se është e pamundur.

“Në lidhje me këto deklarata, populli i Japonisë është i zemëruar dhe kjo vlen edhe më shumë për punonjësit shëndetësorë”, tha Uyama.

Sistemi shëndetësor i vendit është nën presion të tepruar dhe zyrtarët në disa zona janë të shqetësuar për mundësinë e mutacioneve të reja nga lojërat.

Më parë gjatë javës, Shtetet e Bashkuara këshilluan të mos bëhen udhëtime në Japoni, por organizatorët olimpikë thanë se kjo nuk do të ndikonte në Lojërat. Nga ana e tij, sekretari i qeverisë japoneze Katsunobu Kato tha se Japonia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të kontrolluar pandeminë pavarësisht nga Lojërat Olimpike.

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori