LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Kërkojmë takim urgjent të liderëve

Janushev: Kërkojmë takim urgjent të liderëve

OBRM-PDUKM tha se gjatë ditëve të fundit, ka kërkuar publikisht nga kryeministrin Zaev për mbajtjen e një takimi të liderëve në lidhje me çështjen e emrit, por se nuk kishte asnjë përgjigje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalorin Zaev, siç vlerëson Janushev, më askund nuk mund të dëgjohet qëndrimi parazgjedhore për mos ndryshimin e Kushtetutës dhe referendumit për zgjidhjen e emrit, çka do të ishte e pranueshme dhe për të cilën duhet të flasin qytetarët e Republikës së Maqedonisë.


Ai shton se për të shmangur të gjitha dyshimet dhe për të parë atë se çka po fshehë Zaev dhe LSDM, kërkojnë edhe njëherë një takim urgjent të liderëve, ku, përveç negociatorëve, kryeministrit Zaev dhe ministri i jashtëm Dimitrov , do të merrnin pjesë edhe udhëheqësit e partive politike dhe kryetari i shtetit. /Telegrafi/