Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd ka thënë se roli i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi është mbështetës dhe lehtësues, por jo imponues apo i një arbitri, duke iu referuar presionit që po i bëhet Kosovës për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, që nga viti 2014, kur ndërmjetësuesi i parë BE-së në këtë dialog, Robert Cooper nuk e kishte më këtë rol, BE-ja e kishte shuar edhe Zyrën për zbatim të marrëveshjeve. Madje sipas tij, tashmë nuk ka as raportime, të cilat ndodhnin çdo gjashtë muaj ku mund të shiheshin faktet dhe argumentet lidhur përparimin ose vështirësitë e procesit.
Insistimin e Borrellit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Janjiq e sheh si përzierje në diçka që nuk i takon shefit të diplomacisë evropiane.
“Nuk është puna e tij që të vlerësojë se a është kërkesa e Beogradit e drejtë. Ai me siguri që nuk e di që grupi punues që duhet ta hartojë statutin (e Asociacionit), i cili grup përbëhet nga përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe, kurrë nuk ia ka dorëzuar atë statut BE-së. Ky është një arsyetim i mirë për palën e Kosovës. Pra, ai (Borrell) është jokompetent për atë çështje, dhe në rregull, sepse nuk duhet të dijë gjithçka. Por, problemi është që ai që para tij e udhëheq dialogun (i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak) nuk e ‘ndriçon’ udhëheqësin e tij. Problemi i tyre është se ata nuk kanë pasqyrat e vërteta dhe as që iu intereson zhvillimi i dialogut”, ka thënë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.
Të martën, Borrelli u përplas publikisht me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky u shpreh se Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Borrell u shpreh se Kosova ka nënshkruar marrëveshjen dhe se tash duhet ta implementojë atë.
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë e Serbi, Agon Maliqi, ka thënë se BE-ja lë për të kuptuar se nuk e sheh faktin që marrëveshja për Asociacionin nuk do të mund të trajtohet si e shkëputur nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Sipas tij, BE-ja s’ka instrumente për ta detyruar arritjen e një marrëveshjeje të tillë, por edhe për zbatimin e marrëveshjeve të deritashme. Maliqi ka vlerësuar se deklarata e Borrellit shpërfaq faktin që BE-ja po i bën presion palës më të dobët, në këtë rast Kosovës.
“Absolutisht, pozicioni i BE-së në këtë fazë është asimetrik dhe favorizues ndaj Serbisë, sepse në mungesë të instrumenteve detyruese – çfarëdo lloj instrumenti detyrues edhe ndaj Serbisë – dhe mungesës së çfarëdo lloj procesi integrues, presioni drejtohet drejt palës më të dobët. Pozicioni i BE-së është asimetrik edhe për faktin se pesë shtete nuk e njohin Kosovën dhe kjo po reflektohet edhe në orientimin në një kahe të presionit drejt Kosovës, në një kohë kur nuk ka kurrfarë kuptimi dhe kurrfarë procesi”, ka thënë Maliqi.
Çështja e marrëveshjes së Asociacionit, sipas Dushan Janjiqit, më shumë shërben si shkak për të shtyrë sa më shumë procesin e dialogut. Sipas tij, që nga viti 2018, në kohën kur dialogun e lehtësonte paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini, procesi kishte marrë tatëpjetën dhe vazhdon më tej në atë kurs të lëvizjes, për shkak të lojërave të politikës ditore.
Siç thotë ai, Asociacioni është një nga mekanizmat për mbrojtjen e komunitetit serb dhe një nga mekanizmat për rregullimin e statusit të kësaj pakice brenda Kosovës. Sipas Janjiqit, pala e Kosovës është barrikaduar pas kësaj teme, sepse dëshiron të sigurojë një status tjetër, pra, pranimin e Kosovës nga Serbia.
Janjiq thotë se insistimi i Serbisë vetëm në formimin e Asociacionit dhe jo edhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera, ka prapavijë tjetër.
“Për shkak se edhe në nëndijen e ndërmjetësuesit, por edhe të Vuçiqit dhe Serbisë, ekziston ideja se veriu do të ndahet… Nën ‘rrogoz’, as njëra dhe as tjetra palë nuk besojnë në agjendën e normalizimit (të marrëdhënieve). Ata nuk guxojnë të thonë se nuk duan të shkojnë në Bruksel, ndërkaq që besojnë në ndonjë zgjidhje përfundimtare, çfarëdo qoftë ajo. Për Kurtin, kjo është te bashkimi me Shqipërinë, ndërkaq për Vuçiqin kjo është, siç thotë (ministri i Brendshëm, Alleksandar) Vulini, ‘marrëveshje e Serbisë dhe Shqipërisë për ta ndarë Kosovën’. Pra, deri këtu kemi arritur”, ka thënë Janjiq.
Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.
Asociacioni parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca. Asociacioni parashihet të ketë organe dhe strukturë organizative. Sipas marrëveshjes, Asociacioni është paraparë të ketë një kuvend si trup suprem, të përbërë nga përfaqësues të emëruar prej anëtarëve të zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse. Sipas marrëveshjes, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015 kishte marrë vendim që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, Gjykata kishte konstatuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Gashi dhe Tahiri lëshojnë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, fajësojnë LVV-në për bllokim të punës së komisionit për hetime të rezervave shtetërore
MASH shpall konkurs për regjistrim në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2024/2025
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia