Janjiq: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do ta zvogëlojë ndikimin rus dhe turk në rajon
Analisti i njohur serb Dushan Janjiq, në një intervistë për AIM thotë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është kurorë e ruajtjes dhe ndërtimit të shtetësisë dhe do ta përshpejtojë hyrjen e Maqedonisë në BE.
Janjiq thotë se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin është e rëndësishme për rajonin, ndërsa anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE nuk mund të ketë efekt negativ mbi Serbinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndrësa sa i përket referendumit për çështjen e emrit, ai tha se Maqedonia është në rrugën e stabilizimit.
“Duhet të konstatojmë se vetë fakti që shkohet në referendum, me të cilin do të sillet vendim për marrëveshjen kyçe rreth emrit, tregon se Maqedonia është në rrugën e stabilizimit. Gjithë këto pritje, kërcënimet reale se Maqedonia do të bllokohet në 15 vitet e ardhshme, nuk u realizuan. Kjo është e rëndësishme”, tha Janjiq.
Ndërsa sa i përket qëndrimit të OBRM-PDUKM-së, ai tha se duhet të bëhet dallim mes asaj historike dhe të tanishme.
“OBRM-PDUKM-ja historike ka pasur rol kyç në ndërtimin e vetëdijes për identitet kombëtar dhe luftës për shtetësi. Kjo nuk është tek OBRM-PDUKM-ja bashkëkohore, e cila përmes kanaleve të privatizimit, korrupsionit dhe ndikimit të parave, ka rënë në një lloj të kolonializmit ekonomik”, tha Janjiq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Iljazi: Niko Beqarovski është mjek nga koha e “shokut Tito”, ka ikur koha e tij
Shemben skelet – dëmtohen disa vetura në Tophane të Prishtinës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251