LAJMI I FUNDIT:

Janeva pret vendimin e Ruskoskës për të dalë nga paraburgimi

Janeva pret vendimin e Ruskoskës për të dalë nga paraburgimi

Dëshmitë e marra në mënyrë të paligjshme janë një element thelbësor, që e kontestojnë avokatët e Katica Janevës në aktakuzën e Vilma Ruskoskës për rasti “Reketi”. Vërejtjet e mbrojtjes janë tashmë gati dhe do të dorëzohen në gjykatë sot ose nesër, për të vlerësuar më pas faktet e paraqitura në dokument. Paralelisht, Gjykata Penale në adresë të Prokurorisë së Krimit të Organizuar paraqiti garancinë e Katica Janevës, tre apartamentet të cilat ajo i ofroi që të zëvendësohet paraburgimi, me arrest shtëpie. Vilma Ruskoska nuk ka zbuluar tani për tani, nëse ajo do të japë një mendim pozitiv dhe do t’i lejojë Janevës dy muaj pas qëndrimit në paraburgim të mbrohet në arrest shtëpiak.

Sipas prokurorisë së Ruskoskës, Katica Janeva në rastin “Reketi” si shpërblim ka marrë mobile në vlerë prej 5000 eurove, por edhe 50 mijë euro kesh. Një pjesë e mediave publikuan se në prokurori ka edhe fotografi të Janevës me çantën e mbushur me para, që është siguruar përmes ekspertizës së telefonit të akuzuarit të parë, Boki 13.

Përveç Janevës, në rastin “Reket” akuzohen Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski- Kiçeec. Sipas aktakuzës, Boki 13 ka ndikuar tek ish shefja e PSP dhe i ka mundësuar pozitë më të mirë biznesmenit të dyshuar, Orce Kamçev në rastin “Perandoria” për larje parash. Boki dhe Kiçeec kanë bërë zhvatje të 1,5 milionë eurove, me premtimin se Kamçevi do t’i kthehet pasaporta kurse hetimi ndaj tij do të ndërpritet. Pasi Boki 13 ka marrë paratë, ka filluar t’i shpenzojë të njëjtat, duke blerë rroba të shtrenjta, por edhe të shëtis në restorante dhe hotele luksoze.

Ruskoska pasi ngritjes së aktakuzës për rastin “Reket” e zgjeroi hetimin edhe për punën e Organizatës humanitare të Boki 13 “Lidhja ndërkombëtare”. Përveç tij, në pjesën e dytë të rastit “Reket” u akuzuan edhe babai i tij, zëvendësja e tij në organizatë, Jasna Mandiq, asistentja dhe zëvendëskryetarja e Kuvendit dhe deputete e LSDM-së Frosina Remenski. Ndikimi i saj eventual ka qenë vendimtarë që Boki të sigurojë para nga dy biznesmenë për pretendimin e ndërtimit të shtëpive të pleqve në vlerë prej 1 milion euro./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori