LAJMI I FUNDIT:

A janë të shëndetshme të verdhët e vezëve ngjyrë të shndritshme? Do të befasoheni!

A janë të shëndetshme të verdhët e vezëve ngjyrë të shndritshme? Do të befasoheni!

Ky artikull i cili ju duket aq i thjeshtë fsheh një numër të madh të mirash, por edhe interesante.

Lehtë është të shihet që të verdhët e vezëve shtëpiake shpesh kanë ngjyrë më verdhë e më të shndritshme sesa ato që i blejmë në vetëshërbime.


Ngjyra e së verdhës së vezës pikërisht varet nga ushqimi i pulave, transmeton Telegrafi.

Nëse pula ka ngrënë mjaft karotenoide apo pigmente natyrale, do të ndikojë në ngjyrën e së verdhës së vezës.

Edhe pse plotësimi me aditive artificiale për shpezë nuk është i lejuar, nganjëherë i shtojnë pigmente natyrale në mënyrë që ngjyra e së verdhës të forcohet.

Ndonëse nuk është konstatuar që ngjyra e së verdhës ndikon në shijen e vezës, shumica thonë që vezët me të verdhën më të errët janë më të shijshme, përkatësisht kanë shije intensive.

v

Një vezë duhet të jetë mjaft e vështirë për t’u thyer nëse është me të vërtetë e shëndetshme. Sa më i pasur dhe më i shëndetshëm të jetë ushqimi i pulës dhe shëndeti i saj i përgjithshëm, aq më e fortë do të jetë lëvozhga e vezës së saj.

Duhet të shikoni edhe trashësinë e saj kur përcaktoni cilësinë e një veze. Të verdhët e vezës nga pula e shëndetshme ka tendencë të jetë më e trashë dhe më e rrumbullakët. Kjo do të thotë shije më të mirë dhe ushqyes më shumë.

Skadenca e vezëve mendohet se është 28 ditë pasi ka dalë nga pula. Por në të vërtetë nëse ato ruhen në vend të freskët mund të konsumohen edhe pas një muaji.

Gjithsesi, nëse keni dyshime, zhysni një vezë në një gotë uji: Nëse veza zhytet vazhdon të jetë e freskët, nëse qëndron në mes, mund të konsumohet dhe nëse qëndron tërësisht në sipërfaqe është shumë e vjetër, ndaj më mirë hidheni. /Telegrafi/

7616591062_b8d329b17e_o-660x413tt

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori