LAJMI I FUNDIT:

A janë konsumatorët tuaj të kënaqur?

A janë konsumatorët tuaj të kënaqur?

Për të qenë një biznes i suksesshëm duhet të ketë konsumatorë të kënaqur me shërbimet ose produktet e tij dhe për të siguruar një informacion të tillë ne duhet fillimisht ti njohim konsumatorët.

Sot, kaq shumë biznese e marrin konsumatorin si të mirëqenë. Kësisoj, harrojnë se suksesi apo mossuksesi i një biznesi është direkt i ndërlidhur me nivelin e kënaqshmërisë së konsumatorëve. Kjo matje, ndonëse e rëndësishme, fatkeqësisht nuk përbën një prej fokuseve të bizneseve.


Me kaq shumë kompani vendore dhe të huaja që operojnë në tregun e Kosovës, është e rëndësishme të forcohet lidhja mes kompanisë dhe klientit. Fundja, nëse një biznes nuk i ruan klientët e vet, ata lehtësisht mund të joshen nga konkurrentët tjerë.

Andaj, nëse keni biznes dhe nuk e dini sa janë të kënaqur konsumatorëve tuaj, atëherë matja e kënaqshmërisë së konsumatorëve është qasja e duhur për ta ndjekur. Kjo matje ju mundëson ta matni kënaqshmërinë e konsumatorëve tuaj lidhur me produktet dhe shërbimet që i ofroni. Me fjalë tjera, çka ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen konsumatorëve rreth asaj që ju ofroni.

3 arsyet kryesore pse të matet kënaqshmëria e konsumatorëve

Pa e matur kënaqshmërinë e konsumatorëve, një biznes nuk mund të dije se sa përqind e konsumatorëve të tyre janë të kënaqur dhe sa janë të pakënaqur.

Andaj, mënyra më e mirë për ta përmirësuar kënaqshmërinë e konsumatorëve është duke marrë të dhëna rreth përvojës së tyre me produktet dhe shërbimet që i ofron biznesi juaj.

  • Identifikimi i pikëve të forta dhe të dobëta

  • Më shumë konsumatorë besnik dhe avokim i brendit

  • Parandalon ikjen e konsumatorëve

Në këtë treg të brishtë me të gjitha ngritjet dhe uljet e nivelit ekonomik, klientët e kënaqur me ju janë ata që nuk do të ju lënë të humbisni në vorbullën e konkurrencës. E as Pyper nuk do të lërë një gjë të tillë të ndodh. Andaj, duke pasur parasysh rëndësinë e matjes për kënaqshmërinë e konsumatorëve, Pyper ofron matje të tillë në dimensione të ndryshme. E për më shumë, sigurohemi edhe që të vijmë me zgjidhje sa më konsistente për të rritur nivelin e kënaqshmërisë së konsumatorëve në mënyrë efikase.