LAJMI I FUNDIT:

Janë 14 milionë, jetojnë nga Evropa në Australi – Por, kush janë Romët?

Janë 14 milionë, jetojnë nga Evropa në Australi – Por, kush janë Romët?

Ashtu si hebrejtë, kanë qenë të persekutuar nga nazizmi, por askush nuk i ka kompensuar, asnjëherë. Sot, shumëkush u druhet, por pak kush e njeh historinë dhe kulturën e tyre, e cila është mijëra vjeçare.

A kanë qenë romët gjithmonë nomadë? A është e vërtetë që nuk kanë kulturë? Përse shihen si lypësa? Në fund të fundit, kush janë romët? Dhe pse kaq shumë legjenda negative? Dhe pse duhen zhbërë?


Si ruajtëse të identitetit kulturor, romët kanë patur gjithmonë muzikën. Ajo ka influencuar dhe pasuruar kompozitorë si Johannes Brahms, Franz Schubert, Maurice Ravel, Igor Stravinsky, Peter Ciaikov. Për të mbërritur tek Goran Bregoviç, i cili ka shfrytëzuar motivet e muzikës së romëve të Maqedonisë.

Preferojnë të quhen “Romë”, që në gjuhën e tyre, rome, do të thotë “njeri”. Dhe quajnë “gaxhi”, (“të tjerët”), pjesën tjetër të botës, që janë jo romë.

Gaxhiu është për ta një leshko, supersticioz, shumë dhënë pas gjërave, ndonjëherë i dhunshëm.

Gaxhinjtë, nga ana e tyre, i quajnë ciganë dhe mendojnë se janë të njerëz të çrregullt, të pabesë, hajdutë, pa kulturë. Por të përgjithësosh është e gabuar: në Europën Lindore, dhe në shumë zona në Itali, romët jetojnë në shtëpi normale, punojnë, studiojnë dhe bashkëjetesa me “gaxhinjtë” është e qetë.

HISTORIA – PREJARDHJA NGA INDI

Por a kanë qenë romët gjithmonë nomadë? A është e vërtetë që nuk kanë kulturë? Përse shihen si lypësa? Në fund të fundit, kush janë romët? 17 milionë romë që jetojnë në Europë, vijnë nga një popullsi e cila fliste një formë vulgare të sanskrinishtes, praklito-n. Në vitin 1000 pas Krishtit, ata u larguan nga delta e lumit Ind, midis Indisë e Pakistanit. Ishin ekspertë në punimet e metalit, të quajtur athinganoi, prej ku buron edhe “arixhinj”. Në katër shekuj romët u vendosën në shumë vende të Europës, duke filluar nga Ballkani. Qysh atëherë, romët nuk u sollën të gjithë në të njëjtën mënyrë. Ndryshonin ekonominë dhe ritmet e jetës, sipas mundësive të ofruara nga vendet bujtëse.

MJESHTRA TË METALEVE

Mund t’i ndaje në 3 zona gjeografike. E para, ajo ballkanike, gjatë perandorisë Osmane i pa të zhvillonin një numër të madh profesionesh, mbi të gjitha zejtari. Në fund të shekullit të XVI ishin të gjithë të regjistruar, jetonin në banesa fikse dhe paguanin taksat. Ishin, me pak fjalë, kontriubues të shkëlqyer, të ndarë sipas zejeve: muzikantë dhe krijues të instrumenteve muzikore, kovaçë, argjendarë, rrobaqepës, kasapë, shitës kuajsh, “veterinerë”, fshatarë të lirë.

Zona e dytë, e cila i korrespondonte principatave të Vllahisë e Moldavisë (sot pjesë e Rumanisë), i pa në rolin jokomod të skllavit. Ishin “pronë” e princit, dhe ai mund të lejonte të ushtronin zanatet shëtitës (akrobatë, stërvitës arinjsh, xhonglerë), gdhendës të pajisjeve të kuzhinës prej druri, farkëtarë bakri, kovaçë, me kusht që t’i paguanin haraçet. Shpesh romët ishin skllevër feudalësh e manastiresh, që i përdornin në fusha. Mbetën të tillë deri në gjysmën e 800-ës (përveçse nomadë…), kur me revolucionet liberale, u hoq skllavëria në rajon.

Këto dy zona të para, Ballkani dhe Rumania, sot janë bujtinë e 90 % të romëve europianë. Dhe jo rastësisht janë sedentarë, jetojnë në shtëpi të vërteta me banjo e kuzhinë, zotërojnë zanatet më të ndryshme, kultivojnë tokën. Në Rumani, me 1 milion e 800 mijë romë, vjedhjet e kryera nga ata janë afër zeros. E pohon interpoli. Por është një zonë e tretë, konfliktuale: është Europa Perëndimore. Si kanë arritur?

PELEGRINË “TË REKOMANDUAR”

Midis viteve 1417 dhe 1430 u vunë re, nga Italia në Holandë, grupe pelegrinësh që quheshin “egjiptianë”. Prireshin nga Kontë e Dukë të supozuar, përbëheshin nga burra, gra, fëmijë, kuaj e qenë.

Kronikanët e kohës rrëfenin gjithmonë të njëjtin version: “Jemi egjiptianë, por kristianë, duhet të lajmë gjynahet për një mëkat braktisjeje, që na dënon me një pelegrinazh prej 7 vitesh. Ju lutemi na ndihmoni”.

Letrat ishin firmosur nga Sigismondo, perandor i Perandorisë të Shenjtë Romake, nga papa, ose nga të tjerë njerëz të pushtetshëm. Disa ishin të vërteta, shumë të tjera të rreme. Rezultati: shumë qytete bënë donacione për të vetëquajturit “egjiptianë”. Prej kësaj, sot shpesh herë i quajnë dhe evgjitë. Por një pelegrinazh i besueshëm nuk mundte të zgjaste në përjetësi.

PERSEKUTIMET

U përhapën kështu me shpejtësi, banda për t’u vënë në ndjekje të romëve. Po ndodhte gjithçka bashkë me lindjen e industrisë në Europën perëndimore, që kërkonte fuqi punëtore të paguar dhe nuk pranonte forma lypjeje, ose zanate endacakësh. Me gjithë shtypjen (në disa faza, kush vriste një cigan kishte të drejtën e përvetësimit të mallrave të tij), romët u lidhën me territore të ndryshme, nga të cilët merrnin emrin, si Sinti piemontesi, Sinti Lombardi, Kale andaluzianë, Manouche francezë, romanichals galezë.

Rreth 50% e gjuhës së tyre mbeti ajo e origjinës, në pjesën tjetër përshtatën terma të gjuhëve lokale.

Në këtë pjesë të Europës, ku shumë popuj kishin dashur të luftonin për identitetin e tyre, romët lëvizën me shumë kujdes. Nuk bënë kurrë luftëra dhe që të mos zhdukeshin fare, u përhapën në njësi të vogla, familje të zgjeruara që ndonjëherë bashkoheshin, por duheshin të ishin të lëvizshme e të pakapshme nga kontrollet. Pra, nomadizmi ishte një përshtatje përballë shtypjes, dhe jo një tipar etnik.

Më pas erdhën persekutimet e Hitlerit: 500 mijë romë të shfarosur në kampet e përqendrimit. U mor me ta edhe fashizmi. Disa rrethana i bashkojnë Romët dhe Hebrejtë: duke qenë të dyja palët skllevër. Të parët të akuzuar se janë nga raca e mallkuar e Kainit, të dytët si vrasës të hyjit. Arianë të degraduar të parët, racë inferiore të dytët.

Nga nazistët, hebrenjtë pësuan Shoah-un (shkatërrimin), romët pësuan porrajmos-in (shqyerjen). Por nëse të parëve Gjermania ua njohu dëmet, ndaj të dytëve, asnjë kompensim. Motivi është që romët nuk ishin një popull, një njësi kulturore, por një gjendje. A është e vërtetë?

DIPLOMIM I DYFISHTË

Një gazetar I National Geographic organizoi një udhëtim të gjatë me një romanichal, një rom uellsian, dhe demonstroi që ai mund të komunikonte, me fjalë, gjeste e me këngë, me romët e pjesëve të ndryshme të botës. Nëse hebrenjtë kanë patur Biblën, si peshtaf të identitetit kulturor, romët kanë patur gjithmonë muzikën. Ajo ka influencuar dhe pasuruar kompozitorë si Johannes Brahms, Franz Schubert, Maurice Ravel, Igor Stravinsky, Peter Ciaikov. Për të mbërritur tek Goran Bregoviç, i cili ka shfrytëzuar motivet e muzikës së romëve të Maqedonisë. Muzika rome ka themeluar xhazin europian. Është një mënyrë për të komunikuar. Në muzikë është gjuha, etika, filozofia e jetës, tregimi, kujtesa jonë.

Ka edhe një tjetër bërthamë të fortë të kulturës rome: ritet funebre. Ndonjëherë, kur një person vdes, digjen të gjithë sendet e tij, përfshirë rulotën, me qëllim që trashëgimia e tij të mos krijojë mosmarrëveshje midis të afërmve, apo disnivele sociale në grup.

Mbi të gjitha, në vendet e lindjes varrimet janë të mëdha: gjejnë vend për krevatin, komonin, pikturat, modelet e motorëve dhe të makinave të luksit. Gjë që të kujton varrimet e egjiptianëve të lashtë, për të cilët objektet shpirtëzoheshin në favor të të vdekurit, pasi të mbyllej varri.

Tjetër traditë, ligji rom. Nuk mbivendoset mbi të shtetit, por romët e respektojnë germë për germë; rregullon zënka, dëme, mosmarrëveshje martesore. Nëse situata është serioze, gjykatësit vijnë nga komunitete të tjera, për të garantuar barazinë. Dënimi është gjithmonë një kompensim. Si për kë fiton, ashtu edhe për kë humbet, duhet pastaj të paguash një festë për të gjithë komunitetin, një formë pajtimi kolektiv.

MITE PËR TU ZHBËRË

Të tjera procese kulturore të romëve shfaqen nga akuzat që u drejtohen atyre. Janë të pistë? Kur nuk ka energji elektrike apo ujë të ngrohtë, është e vështirë të lahesh, kur je 200 vetë, me një rubinet të vetëm, në mes të dimrit. Romët kanë frikë nga papastërtia, ashtu si indianët dhe hebrenjtë. Kanë 14 enë të ndryshme në të cilat lajnë gjërat e tyre: nuk duhet të hyjnë në kontakt vazot me pjatat, veshjet e meshkujve me ato të femrave, veshjet intime me të të tjerat e kështu me radhë. Tradita jonë e kampingut dhe e barbekjusë është kopjuar nga Romët. Por atyre u duket e pakëndshme të mbajturit e tualeteve në rulota, siç bëjnë gaxhinjtë.

Gratë rome janë të gjithmonë të disponueshme? Përralla. Shmangin kontaktet me gaxhinjtë, nga frika e papastërtisë. Pothuajse gjithmonë martohen të virgjëra dhe ndonjëherë shfaqin rrobën e gjakosur si provë. Jetojnë në një shoqëri maskiliste, ku megjithatë dënohet ashpër burri që nuk përmbush detyrat familjare.

Romët parashikojnë të ardhmen? “Ne të parët nuk besojmë”, thonë ata vetë.

Gratë pohojnë: “Është një zanat, bëjmë gjoja”.

Mendjehollësia është një mënyrë për të transformuar ndryshueshmërinë e tyre në sytë e gaxhinjve, të pasigurt e supersticiozë, në avantazh.

Romët vjedhin, janë të dhunshëm? Në proceset e brendshme dënimet janë të ashpra në rastet e dhunës, edhe kundra një gaxhiu. “Por nëse një rom ka vjedhur me mendjemprehtësi dhe nga nevoja”, thonë gjykatësit romë,“për ne nuk është krim”.

DERË MË DERË

Përse e kërkojnë bamirësinë? Ishin tregtarë që shëtisnin derë më derë. Kthehen në të njëjtat vende për të shitur objekte për shtëpinë dhe bujqësinë. Nëse nuk shisnin, kërkonin për të ngrënë ose ndonjë qindarkë.

Mangeli, që do të thotë si të shesësh, ashtu edhe të kërkosh lëmoshë, ishte i pranuar një herë e një kohë në fshatra (mjafton të mendosh për ciganin Melquiades, tek “Njëqind Vjet Vetmi”: sjell lajme dhe të reja, si fatkeqësi”). Tani romët e kanë humbur rolin e tregtarit. Mbetet lëmosha”. /Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori