LAJMI I FUNDIT:

Janakieski ka dorëzuar ankesë në Komitetin e Helsinkut për masën e paraburgimit

Janakieski ka dorëzuar ankesë në Komitetin e Helsinkut për masën e paraburgimit

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ka dorëzuar ankesë në Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni për gjykim të drejtë për të gjithë dhe Shoqata maqedonase për juristë të rinj, ku është ankuar se nuk ka mundur të përgatitë mbrojten e tij në lëndët ku është i akuzuar, për shkak të tejzgjatjes së seancave gjyqësore.

Këtë sot në konferencë për shtyp e konfirmoi drejtoresha e Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut, Uranija Pirovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjithë ne do ta njoftojnë se ne nuk mund ta ndryshojmë masën e paraburgimit. Nuk mund të udhëzojmë gjykatësit, e as të ndryshojmë vendimet gjyqësore”, tha Pirovska.

Ajo tha se ankesa kanë dorëzuar edhe dy të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, të cilët janë ankuar se edhe për kundër garancës që kanë dhënë, ju është shqiptuar masa e paraburgimit. Bëhet fjalë për Dushko Llazarovin dhe Goran Gjoshevskin-Levi./Telegrafi/