LAJMI I FUNDIT:

‘Jam shumë i/e lodhur për seks’: Ç’tregon kjo për lidhjen tuaj!

‘Jam shumë i/e lodhur për seks’: Ç’tregon kjo për lidhjen tuaj!

Sado i mrekullueshëm mund të jetë seksi, ka edhe raste kur ju thjesht nuk e ndjeni. Mund të jeni shumë të lodhur, shumë të fryrë apo të sëmurë. Megjithatë, nëse e gjeni veten duke refuzuar vazhdimisht seksin nga partneri, ndoshta jeni kuriozë të dini se ç’tregon kjo për marrëdhënien tuaj

Sipas ekspertëve, mund të ketë një problem më të thellë, nëse ndiheni gjithmonë “të përgjumur” apo “të lodhur” kur bëhet fjalë për intimitet.


Nëse dyshoni se ti ose partneri po e përdorni lodhjen si një justifikim për të mos bërë seks, ja ç’mund të thotë kjo për lidhjen që keni:

Nëse je ti ai (ose ajo) që është gjithmonë i lodhur për seks

Ekspertja e seksit, Lola Jean, thotë për Elite Daily se duhet të pyesni veten: A po kthehet në një “ves” të qenit i lodhur? A është justifikim? Ajo shpjegon:

“Si çdo konflikt, qasja e situatës me sinqeritet dhe pa gjykim është e rëndësishme. Mos harroni se seksi është diçka shumë intime dhe të flasësh për të, është thelbësore në çdo marrëdhënie.”

Pra, si i qaseni kësaj bisede me partnerin tuaj? Nëse ka një mospërputhje në dëshirat tuaja seksuale është e rëndësishme t’i shprehni nevojat që keni. Bëjani të ditur partnerit kur ndiheni më të disponueshëm për seks, çfarë nuk po ju pëlqen dhe çfarë do donit të ishte ndryshe. Komunikimi me njëri-tjetrin do ju shpëtojë nga nevoja për të përdorur lodhjen si justifikim.

Terapistja Jennifer Rhodes thotë se kjo mund të jetë dhe si pasojë e faktit se shumë gjëra të rëndësishme mund të mos jenë duke u diskutuar në marrëdhënie, edhe ato që nuk kanë lidhje me jetën seksuale. Nëse kjo është çështje e vazhdueshme, duhet të flisni me partnerin!

Nëse është partneri (ose partnerja) ai që është gjithmonë “shumë i lodhur” për seks

Nëse partneri juaj është ai që është gjithmonë shumë i lodhur, vlerësoni se çfarë mund të nënkuptojnë kur e përdorin atë si një justifikim për të mos bërë seks. Ndoshta, nënkupton që ata nuk e shijojnë seksin që po bëjnë por nuk munden ose nuk do t’ia shprehin me fjalë partnerit të tyre, sipas ekspertëve. Ndoshta për ta seksi shoqërohet me dhimbje fizike dhe nuk ua thonë dot.

Në disa raste, ky arsyetim mund të jetë edhe një formë ndëshkimi për partnerin tjetër.

Nëse jeni te sigurt se “jam i lodhur” është vetëm justifikim, ka ardhur koha të flisni. Bëni një bisedë më partnerin pa i fajësuar apo akuzuar ata. Jini kuriozë, pyetini për përvojën e tyre, çfarë duan ose për çfarë kanë nevojë nga ju, shkruan Anabel.

Së fundmi, mbani mend se – sado argëtues të jetë – seksi kërkon gjithashtu energji, vëmendje dhe prani. Pra, nëse lodhja është me të vërtetë çështja e vetme mes teje dhe partnerit, mos u stresoni për këtë. Njerëzit që punojnë me orë të gjata, kanë punë intensive, punë që kërkojnë shumë energji fizike, punë që kërkojnë komunikim me shumë njerëz etj.

Para se të shqetësoheni se ka diçka që nuk shkon me jetën tuaj seksuale, merrni parasysh faktin që partneri juaj thjesht mund të jetë i stresuar ose i mbingarkuar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori