LAJMI I FUNDIT:

“Jam futbollist dhe homoseksual”, Josh Cavallo bëhet i pari që pranon publikisht orientimin seksual

“Jam futbollist dhe homoseksual”, Josh Cavallo bëhet i pari që pranon publikisht orientimin seksual

Lojtari i klubit Adelaide United, Joshua ‘Josh’ Cavallo, është shfaqur publikisht si homoseksual, duke u bërë i vetmi futbollist profesionist mashkull aktual në botë që e bën këtë.

21-vjeçari shkroi në rrjetet sociale se ishte gati të fliste për diçka personale për të cilën më në fund ndihet rehat të flas në jetën e tij.


“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual”, ka thënë fillimisht mesfushori në një video shoqëruese.

“Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë”.

‘Duke luftuar me seksualitetin tim’

Josh shtoi se ishte i lodhur duke u përpjekur të paraqitej sa më mirë dhe të jetonte këtë jetë të dyfishtë ishte diçka rraskapitëse.

“Ka qenë një udhëtim për të arritur në këtë pikë të jetës sime, por nuk mund të isha më i lumtur me vendimin tim për të dalë publikisht”.

“Unë kam qenë duke luftuar me seksualitetin tim për gjashtë vjet dhe tani jam i lumtur që mund ta qetësoj atë”.

Ai mendoi se “njerëzit do të mendonin ndryshe për të kur ta merrnin vesh”.

“Ata do të fillonin të thoshin gjëra të këqija për mua ose të talleshin me mua. Nuk është kështu. Nëse diçka do të fitonit më shumë respekt nga njerëzit”, përfundoi futbollisti australian.

Ndryshe, homoseksuali te futbollistët thuhet se është i theksuar, por asnjë deri më tani nuk ka marrë ‘guximin’ të deklarohet publikisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori