LAJMI I FUNDIT:

“Jam duke shkuar drejt vdekjes por po luftoj për ta mposhtur sëmundjen” – Ish-futbollisti holandez përshëndet me lot në sy dhe i bënë të qajë 50 mijë tifozë (Foto/Video)

“Jam duke shkuar drejt vdekjes por po luftoj për ta mposhtur sëmundjen” – Ish-futbollisti holandez përshëndet me lot në sy dhe i bënë të qajë 50 mijë tifozë (Foto/Video)

Dikur ikonë e klubit të famshëm skocez Rangers, por sot po lufton me një sëmundje të rëndë.

Fjala është për ish-mbrojtësin holandez, Fernando Ricksen i cili po vuan nga sëmundja e quajtur MND.

41-vjeçari së fundmi ka qenë i pranishëm në ‘Ibrox Stadium’ të Glasgowit ku u mirëprit nga 50 mijë tifozë para ndeshjes mes Rangers – Hamilton.

Ricksen doli me karrocë në fushë u ndihmuar nga familjarët dhe me lot në sy përshëndeti të pranishmit në stadium.

Ricksen duke qajtur i pranishëm në stadiumin e Rangers

Tifozët e pranishëm në stadium u emocionuan nga pamja e holandezit dhe shumë nga ta u panë me lot në sy.

Ai pas ndeshjes ka folur për të përditshmen skoceze ‘The Sun’, ku ka treguar rreth sëmundjes së tij.

Ricksen ka thënë se është duke shkuar drejt vdekjes, por në të njëjtën kohë po lufton për ta mposhtur sëmundjen.

“Unë e di se çfarë do të jetë në fund rezultati i kësaj sëmundje, jam duke shkuar drejt vdekjes por nuk jam duke humbur kohë duke u ankuar, jam duke luftuar me të”.

Momenti kur Ricksen i dha fund karrierës së tij futbollistike së bashku me djalin dhe vajzën e tij

“Jam realist dhe e di se për momentin nuk ka shërim MND, por unë dua të bëhem personi i parë që do ta mund këtë sëmundje”, ka deklaruar Ricksen.

41-vjeçari ka humbur aftësitë për të kryer shumë funksione themelore ndërsa sëmundja gjithashtu ka ndikuar keq në fjalimin e tij.

Ricksen sa ishte pjesë e Rangers si kapiten i klubit skocez (Foto /Getty Images)

Ai thotë se të jetosh me këtë sëmundje është tejet e vështirë.

“Të jetosh çdo ditë me MND është e vështirë, por sa më gjatë të jetosh aq më e vështirë të bëhet jeta”.

Holandezi me fanellën e Zenitit në një përballje me CSKA Moskën (Foto /Getty Images)

Ndryshimet më të mëdha në vitin e fundit tek holandezi janë bërë në qafën dhe krahët e tij.

“Ndryshimet më të dukshme janë bërë në qafen dhe krahët e mijë”, deklaroi ish-reprezentuesi holandez.

Ricksen dëshiron të jetojë edhe më shumë si shkenctari Hawking i cili ka të njëjtën sëmundje

Ricksen u frymëzua nga shkencari Stephen Hawking i cili ka të njëjtën sëmundje.

“Unë e di se shumica e njerëzve me MND vdesin brenda tre ose pesë vjetëve, por shikoni Hawking, ai është ende këtu. Dua të bëhem Hawking i ri”, deklaroi Ricksen.

Krejt në fund ish-kapiteni i Rangers tregoi se nuk mund të pi më kafe.

“Pjesa më frustuese është se nuk mund të pijë më kafe dhe ta shoh Celticun duke fituar ligën”, përfundoi holandezi me buzëqeshje.

41-vjeçari luajti 12 ndeshje me Kombëtaren e Holandës (Foto /Getty Images)

Ricksen përpos Rangersit ka qenë pjesë edhe e skuadrës së njohur holandeze AZ Alkmaar dhe asaj ruse Zenit St Petersburg.

Ai ka luajtur 13 ndeshje me Kombëtaren holandeze, ndërsa më 30 tetor të vitit 2013 zbuloi sëmundjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori