LAJMI I FUNDIT:

Jaksimoviq: Metodologjia e re e BE-së nuk është për shkak Serbisë, por për shkak të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Jaksimoviq: Metodologjia e re e BE-së nuk është për shkak Serbisë, por për shkak të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Metodologjia e re e BE-së është thjesht një instrument teknik me të cilin BE dërgon një sinjal politik nëse zgjerimi do të përshpejtohet apo ngadalësohet, tha Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Ajo për “RTS” tha se metodologjia nuk është ndryshuar për shkak të Serbisë, por për shkak të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat vitin e kaluar nuk morën dritë të gjelbër për të filluar negociatat.


Ajo tha se shtetet të cilat janë në proces të bisedimeve duhet të vendosin nëse do të pranojnë ose jo metodologjinë e re.

Sipas saj, Serbia nuk ka pse të pranojë metodologjinë e re.

“Serbia nuk është e përfshirë në metodologjinë e re, përveç nëse vendos vullnetarisht dhe në një bazë të vlerësimit se sa i dobishme është”, thotë ajo./Telegrafi/