LAJMI I FUNDIT:

Jake Paul ka dashur të nokautojë Mike Tysonin pasi legjenda e boksit ia gaboi emrin

Jake Paul ka dashur të nokautojë Mike Tysonin pasi legjenda e boksit ia gaboi emrin

Jake Paul ndaloi së adhuruari Mike Tyson kur legjenda e boksit e ngatërroi atë me vëllain Logan.

Paul dhe Tyson do të takohen në një luftë për peshat e rënda në Teksas në korrik, pavarësisht se ylli i rrjeteve sociale është 20 vjet më i ri se rivali i tij që do të mbushë 58 vjeç para duelit.


Paul ka fituar nëntë nga 10 luftimet e tij profesionale, por ende nuk ka mundur askënd me asnjë notë.

Zyrtare: "Lufta më e madhe në histori", para 80 mijë tifozëve - Mike Tyson përballë Jake Paul
Lexo po ashtu Zyrtare: "Lufta më e madhe në histori", para 80 mijë tifozëve - Mike Tyson përballë Jake Paul

Tyson ishte për herë të fundit në ring në vitin 2020 kur u përball me legjendën Roy Jones Jr në një duel të mërzitshëm dhe për herë të fundit mori pjesë në një ndeshje profesionale kur u tërhoq pas pesë raundeve të përballjes së tij me Kevin McBride në 2005.

Paul shkroi në Twitter: “Unë e kisha idhull Mike Tyson deri në herën e parë që e takova katër vjet më parë… ai më quajti Logan. Do të sigurohem që ai të dijë se kush jam realisht nga afër”.

Më vonë ai shtoi në një video në YouTube: “Gjithçka po shkonte mirë. Po takoja heroin tim të fëmijërisë për herë të parë. Më pas ai tha këtë: ‘Nga je, Logan?’. Imagjinoni të takoni heroin tuaj të fëmijërisë për herë të parë dhe ai të thërret emrin e vëllait tënd. Ne as që ngjajmë. Që nga ajo ditë, Majk, kam dashur të të nokautoj”.

Brenda stadiumit që kushtoi mbi 1 miliard euro e ku Jake Paul dhe Mike Tyson do të përballen 
Lexo po ashtu Brenda stadiumit që kushtoi mbi 1 miliard euro e ku Jake Paul dhe Mike Tyson do të përballen 

Lufta do të transmetohet në Netflix, ndërsa zhvillohet në “Stadiumi AT&T” që përshkruhet si “lokaliteti më i madh, më i avancuar teknologjikisht i argëtimit në botë”.

Është shtëpia e ekipit të NFL, Dallas Cowboys dhe ndodhet në Arlington, Teksas, ndërsa ka kapacitet prej 80 mijë ulëse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori