Talenti argjentinas i është bashkuar ditë më parë kampionit të Italisë për një marrëveshje që mund të kapë shifrat e 40 milionë eurove. Sidoqoftë, ish-bashkëlojtari i tij beson se Dybala do ta dëshmojë vlerën e paguar për të.

“Më besoni, Dybala me të vërtetë është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai padyshim se është një lojtar i duhur për Juventusin”, ka thënë fillimisht 27-vjeçari për Goal.


“Jam i lumtur që ai u transferua atje. Ai është një djalosh i mirë, i cili jam i sigurt se do të arrijë sukseset më të larta. Ai do të përshtatet pa problem te Juventusi”, ka shtuar ai. /Telegrafi/ 

dybu

telegrafi sport app