LAJMI I FUNDIT:

Jahti luksoz brenda të cilit nuk mungon asgjë, por që ngjanë me fluturaket e jashtëtokësorëve (Foto)

Jahti luksoz brenda të cilit nuk mungon asgjë, por që ngjanë me fluturaket e jashtëtokësorëve (Foto)

Dizajnerët kanë arritur ta realizojnë maketën e një superjahti luksoz, që është i bazuar në fluturaket e jashtëtokësore.

Koncepti i jahtit është inspiruar nga zbulimi i pretenduar i fluturakeve të jashtëtokësorëve në një fermë afër New Mexico në vitin 1947, transmeton Telegrafi.


Fluturaket misterioze ngjyrë hiri ishin gjetur nga autoritetet e sigurisë, kurse superjahti i dizajnuar nga George Lucian që vepron dhe punon në Monako, pritet që shumë shpejt të prodhohet.

Kjo anije përveq luksit të paparë dhe dizajnit unik që ngjan shumë me fluturaket e jashtëtokësore, do të jetë në gjendje të akomodoj 12 mysafirë pa përfshirë 12 anëtarët e ekuipazhit.

Sikur kjo të mos mjaftonte, jahti do të ketë pistë helikopteri, pishinë, bar me të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe freskuese, ndërsa do të lëviz me dy motorë elektrik që do të furnizohen me rrymë përmes panele solare të instaluara në jaht. /Telegrafi/