LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Paqja Kosovë-Serbi nuk mund të arrihet pa u adresuar krimet e luftës

Jahjaga: Paqja Kosovë-Serbi nuk mund të arrihet pa u adresuar krimet e luftës

Kosova dhe Serbia duhet të përshpejtojnë procesin për normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë që të vihet në vend drejtësia e munguar tash e 20 vjet për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kështu ka deklaruar sot ambasadori i SHBA-së, Philip S. Kosnett, para shfaqjes se filmit “Prokurorët”, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.


“Me qëllim nuk i quaj këta të mbijetuar viktima, sepse nuk përkufizohen si viktima. Ata janë njerëzit më guximtar që i njoh. Nuk kërkojnë shumë, siguri, kujdes shëndetësor dhe pension të vogël. Por, ata meritojnë drejtësi. Të pyesim vetveten, çka mund të bëjmë të inkurajojmë të gjithë në Kosovë që të raportojnë rastin e tyre? Së pari, besoj se është stigma që lidhet me të mbijetuarit e dhunës seksuale mund të hiqet vetëm me ndihmën e komunitetit. Në nivelin qendror, më vjen mirë të mund të deklaroj se Kosova ka filluar të përparojë për të krijuar një mjedis të sigurt për të mbijetuarit që të raportojnë rastin e tyre dhe për t’ua ofruar shërbimet dhe resurset e domosdoshme kur raportojnë. Kosova është duke dhënë shembullin për këtë, por nevojitet mbështetje politike për të vazhduar rrugën, rritje e buxhetit për të mbijetuarit. E vërteta e hidhur është se pas 20 vjetësh, disa raste nuk mund të ndiqen. Në disa raste nevojitet bashkëpunimi me vendet fqinje dhe kjo është arsyeja pse Kosova dhe Serbia duhet të përshpejtojnë procesin për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se paqja mes dy vendeve nuk mund të arrihet pa u adresuar krimet e kryera gjatë luftës. Për filmin e shfaqur sot, Jahjaga uroi që të japë kurajë dhe shpresë për të kërkuar.

“Rreth 20 mijë gra e burra kanë qenë cak i dhunës gjatë luftës dhe fatkeqësisht kryerësit janë ende të lirë. Nevojat e të mbijetuarve janë ende në rrugë tonë dhe kërkesa e tyre kryesore është drejtësia. E kemi obligim moral të gjithë ne që t’iu ofrojmë një jetë më të dinjitetshme të gjitha viktima të dhunës”, u shpreh ajo.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, tha se të gjithë duhet të pranojnë të vërtetën, duke folur hapur dhe duke u dhënë mbështetje të mbijetuarve. Ai pati dy porosi për të pranishmit dhe për të gjithë burrat e Kosovës. “Pajtohem me ambasadorin Kosnett. Por dua të shtoj se të gjithë duhet të betohen për drejtësi, dhe kjo vlen për Serbinë dhe Kosovën. Në Kosovë ka pasur viktima edhe të komuniteteve, edhe mbas qershorit të vitit 1999. Ata meritojnë drejtësi gjithashtu. Porosia ime e dytë është se ne duhet të pranojmë se pse nuk janë paraqitur të mbijetuarit. Çka mund të bëjmë ne në këtë botë. Unë dua t’ju drejtohem meshkujve sonte: secili prej nesh duhet të ktheheni në shtëpi sot, dhe t’u themi grave se ‘unë nuk e di se çka ju ka ndodhur juve gjatë luftës, por do të keni mbështetjen për çfarëdo që ju ka ndodhur'”, tha ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se Kosova ka histori të njëjtë të krimeve të luftës me disa vende tjera të botës, porse e ka një motivim edhe më të madh që të angazhohet në luftimin e pandëshkueshmërisë./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori