LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: E vërteta mbi skandalin e djeshëm të zbardhet sa më parë, kryesit e këtij manipulimi të marrin dënimin

Jahjaga: E vërteta mbi skandalin e djeshëm të zbardhet sa më parë, kryesit e këtij manipulimi të marrin dënimin

Ish Presidentija e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se dje dhe sot është kthyer mbrapsht i tërë angazhimi i bërë për t’u ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë një jetë normale- larg frikës nga dhuna dhe larg frikës se e kaluara mund të përsëritet.

Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë

Në një status në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka shkruar se dje dhe sot janë dhunuar sërish mijëra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.


Ajo i ka bërë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të sigurisë e drejtësisë që, sa më parë, të zbulojnë autenticitetin e burimin e fotografisë dhe motivin për publikimin e tij bash në këtë kohë.

Më shumë vëmëndje kam përcjellë zhvillimet e djeshme dhe të sotme që pasuan publikimin e pamjeve të rënda, me përmbajtje dhe origjinë tani të dyshimtë, nga një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila pretendonte se fotografia që mbante në duar gjatë një konference për gazetarë tregon dhunimin e një gruaje shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës.

Ende nuk po më besohet se çfarë po shoh, dëgjoj e lexoj!

Si çdo herë kur dikush- pa kurfarë të drejte, me motive të panjohura e me informata të paverifikuara- del e fol në emër të grupit ndoshta më të margjinlizuar të shoqërisë sonë, ne mbesim dëshmitarë të pafuqishëm të një spektakli të neveritshëm politik e medial.
Dje dhe sot janë dhunuar sërish mijëra të mbijetuarë të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë!
Dje dhe sot është kthyer mbrapsht i tërë angazhimi që kemi bërë për t’u ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë një jetë normale- larg frikës nga dhuna dhe larg frikës se e kaluara mund të përsëritet.

Janë minuar përpjekjet tona për t’u ofruar qasje në drejtësi mijëra grave e burrave të dhunuar nga forcat policore dhe ushtarake serbe gjatë luftës së 1998-1999!
I bëjë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të sigurisë e drejtësisë që, sa më parë, të zbulojnë autencitetin e burimin e fotografisë dhe motivin për publikimin e tij bash në këtë kohë. E vërteta mbi skandalin e djeshëm duhet të zbardhet sa më parë në mënyrë që kryesit e këtij manipulimi që na ka shokuar e irrtuar të gjithëve të marrin dënimin e merituar!

Poashtu, u bëjë thirrje mediave që të mos shkaktojnë irritim të mëtejmë të të mbijetuarve, familjarëve të tyre dhe publikut me plasimin e informatave të paverifikuara mirë dhe me hamendësime mbi prapavijat e veprimit të djeshëm të deputetës.
Institucionet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e vet.

Një gjë më duhet ta theksoj: Nuk mund të na dekurajojë askush nga qëllimi ynë për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat e krimit që Serbia ka kryer mbi popullin tonë. As dje, as sot, as kurrë“, ka shkruar në Facebook, Atifete Jahjaga./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori