LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga: Apeloj tek anëtarët e Kongresit amerikan që të kërkojnë llogari për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë

Jahjaga: Apeloj tek anëtarët e Kongresit amerikan që të kërkojnë llogari për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, para Kongresit amerikan ka folur për luftën e fundit në Kosovë.

Jahjaga ka thënë se është barrë e rëndë kur flitet për viktimat që ka lënë lufta e fundit në Kosovë.


“Njerëzorja dhe dinjiteti u zhveshën nga ne dhunshëm 20 vjet më parë duke qenë se shqiptarët i pësonin shkeljet më të rënda. Nuk është barrë e lehtë kjo. Ato duan t’u dëgjohet zëri i tyre. Jemi falënderues ndaj SHBA-së që na ka ndihmuar që ta hapim një kapitull të ri. Nga ana tjetër institucionet e Beogradit kanë bërë pastrim etnik dhe krime të ndryshme. Më shumë se 1.5 milion shqiptarë u zhvendosën. Nga ana tjetër u ndanin gratë dhe burrat, për t’i ekzekutuar”, ka thënë ajo, transmeton Telegrafi.

Jahjaga ka folur për viktimat e dhunës seksuale në këtë kongres, duke thënë se ato duan që drejtësia ta kryej punën e saj.

“Gjatë luftës në Kosovë ka pasur më shumë se 100 vrasje masive, disa të inçizuara, mijëra njerëz të vrarë. Më shumë se 1800 fëmijë nën moshën 18 vjeçare janë vrarë. Nga ana tjetër 1600 të tjerë janë të pagjetur. Po ashtu janë 20 mijë gra të dhunuara dhe 2/3 e objekteve janë të shkatërruara në themel. Unë kam takuar qindra gra të dhunës seksuale ku ato ende vuajnë edhe tani pas shumë vitesh për shkak të stigmës ndaj tyre. Ato ende kërkojnë ndihmë, dhe nuk mund ta gjejnë vetën. Ato jetojnë në kushte të rënda, dhe për të ecur tutje ato kanë nevojë për drejtësi dhe njohje”, është shprehur ajo.

Sipas saj, hija e luftës akoma e kërcënon Kosovën.

“Kryerësit e krimeve më të tmerrshme akoma lëvizin në Serbi dhe kudo tjetër, madje edhe mohojnë se ka pasur krime në Kosovë. Hija e luftës akoma e kërcënon Kosovën sepse ka kujtesa dhe trauma të pranishme në dëshpërimet e njerëzve. Ato janë në kujtesat e njerëzve që kanë humbur më të dashurit e tyre. Sot jemi të përkushtuar ndaj dialogut për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Ne i kemi kryer të gjitha obligimet për këtë. Drejtësia për këtë luftë është vonuar. Dhe drejtësia nuk do të duhej të ishte pjesë e negociatave. Drejtësia është parakusht për një paqe të shëndosh”, ka thënë ajo duke kërkuar nga anëtarët e Kongresit amerikan që të kërkojnë llogari për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.

“Apeloj tek anëtarët e kongresit amerikan që të kërkojnë llogari për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë”, është shprehur Jahjaga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori