LAJMI I FUNDIT:

Jahajga, në ditën e fundit të mandatit, dekreton ambasadorët e rinj

Jahajga, në ditën e fundit të mandatit, dekreton ambasadorët e rinj

Presidentja Jahjaga para se ta kryejë mandatin e saj dhe t’ia dorëzojë këtë post Hashim Thaçit e ka kryer edhe një shërbim tjetër si presidente.

Ajo sot ka dekretuar nëntë ambasadorë dhe një konsull të përgjithshëm, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë në bazë të propozimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Këta janë mbasadorët e dekretuar:

1. Skender Durmishi, Ambasador në Malin e Zi

2. Lulzim Iseni, Ambasador në Kanada

3. Albert Prenkaj, Ambasador në Panama

4. Nazane Breca, Ambasadore në Zvicër

5. Qendrim Gashi, Ambasador në Francë

6. Ramiz Lladrovci, Ambasador në Shqipëri

7. Leon Malazogu, Ambasador në Japoni

8. Bernard Nikaj, Ambasador në Belgjikë

9. Luljeta Vuniqi, Ambasadore në Hungari

10. Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme në New York

Si “Ambasador at Large” ishte i propozuar nga MPJ edhe Bujar Bukoshi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë e kaluar, por emri i tij nuk figuron në këtë listë.

Ligji për shërbimin diplomatik parasheh respektimin e kuotës 50 me 50; që i bie 50 për qind të jenë diplomatë karriere, e 50 për qind emra politikë.