LAJMI I FUNDIT:

Ja si u ofenduan gratë politikane nga kolegët e tyre (Video)

Ja si u ofenduan gratë politikane nga kolegët e tyre (Video)
Foto: Ilustrim

Një ndër radhët e rralla kur kryeparlamentari e humbi toruan ishte kur në drejtim të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu  përdori një fjalor të pistë.

Po në njëjtën seancë parlamentare kur ofendoi Haxhiun, Veseli përdori një krahasim jo të qëlluar, kur po debatonte me Fisnik Ismailin.


Më pas Veseli u kërkoi falje të gjithë grave që mund të ishin prekur nga fjalori i tij.

Ofendues ndaj grave ishte edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa i cili përmes Facebook – ut tha se “ata që frikësohen se mos po e lëshojnë Kosovën pasi i ka lëshuar mendja, janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”.

Por për dallim nga kryekuvendari, kryeministri Mustafa nuk kërkoi falje publikisht.

Haxhiu në Kuvend u përballë edhe me një shprehje të pakëndshme, kur po debatonte me Sabri Hamitin.

Por deputetet u përdorën për të shprehur mllefin politik edhe më 26 shkurt në ditën e zgjedhjes së Presidentit, kur Hashim Thaçi i dhuroi lulet deputetes Teuta Rugova.

Por shpesh e sulmuar ishte edhe presidentja në largim, Atifete Jahjaga.