LAJMI I FUNDIT:

Ja sa banorë të Maqedonisë vuajn nga diabeti

Ja sa banorë të Maqedonisë vuajn nga diabeti

Sipas të dhënave të fundit, në Maqedoni janë diagnostifikuar rreth 120000 persona me diabet, ndërkaq 35000 janë në terapi insuline, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri i të sëmurëve me diabet rritet çdo vit, prandaj duhet që patjetër të merren hapa parandalues dhe të ngritet vetëdija te popullata për rrezikun dhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje, që lidhen me mënyrën e ushqimit, aktivitetin e pakët fizik, rritjen e peshës së trupit, stresin.


Vështirësitë që dalin nga sëmundja mund të parandalohen me kontrollë të mirë të sheqerit në gjak, rritjen e aktivitetit fizik, mënyrë të drejtë të ushqimit dhe me terapi të duhur./Telegrafi/