LAJMI I FUNDIT:

Ja pse u takua Albin Kurti me Agim Bahtirin

Ja pse u takua Albin Kurti me Agim Bahtirin

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin është takuar sot me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një takim sy më sy.

Mësohet se ky takim është zhvilluar në Hotel ‘Swiss Diamond’ në Prishtinë, i cili ka zgjatur dy orë dhe janë diskutuar çështje të aktualitetit politik, me theks të veçantë zhvillimet në Mitrovicë dhe pjesën veriore të Kosovës.


Sipas burimeve të portalit Veriu.info, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka dashur të informohet më për së afërmi, më çështjen e caktimit të kufirit adminsitrativ në mes të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut.

Bëhet e ditur se Albin Kurti i ka dhënë mbështetje Bahtirit, për të mos bërë lëshime në caktimin e kufirit administrativ dhe për punën që po bënë si kryetar i komunës më specifike të Kosovës.

Ndryshe, pala serbe prej vitit të kaluar po kërkon që për kufirin administrativ të dilet përtej Hartave të përcaktuara me Pakon e Ahtisarit, sipas të cilave lumi Ibër dhe katër fshatra shqiptare matanë tij, mbesin me Mitrovicën e Jugut. Kjo kërkesë e tyre ka hasur në rezistencën e kryetarit Bahtiri, i cili është zotuar se me asnjë çmim nuk do të pranoj një gjë të tillë./Veriu.info/