LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ofron grante për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

BE-ja ofron grante për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Komisioni Evropian ofron 10 milionë euro grante për integrimin ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Bashkëpunimin rajonal, BE e sheh si një element vendimtar për prosperitet në Ballkan.


Delegacioni i Bashkimit Evropian informoi se “Komisioni Evropian e konsideron bashkëpunimin rajonal element vendimtar për prosperitet në Ballkanin Perëndimor dhe një pjesë thelbësore të udhës së anëtarësimit të tij në BE. Një rajon që praktikon një fluks të lirë mallrash, shërbimesh, njerëzish dhe kapitali është një rajon që demonstron përparim drejt BE-së”.

Në këtë kuadër, u nënshkruan tre kontrata të reja financuese me Sekretariatin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Forumin e Investimeve të gjashtë Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Ballkanit dhe Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, (GIZ) GmbH.

Delegacioni i BE-së bën me dije se, ”kontratat u nënshkruan në kuadër të Javës së CEFTA-s, të kryesuar nga Shqipëria, të konsideruar nga Genoveva Ruiz Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, si “një moment i rëndësishëm për të vlerësuar përparimin e bërë për rritjen e tregtisë së rajonit”.

”Kjo javë e CEFTA-së, ka qenë shumë e suksesshme me miratimin e angazhimeve të rëndësishme për të liberalizuar tregtinë në shërbime. Kontratat që nënshkruam sot do të kontribuojnë shumë për t’i kthyer këto marrëveshje në rezultate të prekshme në dobi të biznesit dhe operatorëve ekonomikë të rajonit”, thotë Ruiz Calavera. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori