LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nuk toleron sjellje që rrezikojnë sovranitetin e Bosnje dhe Hercegovinës

BE-ja nuk toleron sjellje që rrezikojnë sovranitetin e Bosnje dhe Hercegovinës

Bashkimi Evropian (BE) nuk toleron sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), pas propozimit të Qeverisë së Republikës Serbe (RS) për t’u ndarë nga BeH, tha të premten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

“Për fat të keq, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla. BE-ja është e qartë dhe kjo është përsëritur disa herë. BE-ja dhe të gjitha vendet anëtare e mbështesin sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës“, tha Stano.

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Lexo po ashtu Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Ai e përsëriti se sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Bosnje e Hercegovinës duhet të ruhet, duke paralajmëruar “pasoja serioze“ për shkelësit e saj.

Liderët e BE-së vendosën në mars për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Ajo e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

Më herët të premten, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se propozimi i Qeverisë së RS-së për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Serbe”.

Qeveria e RS-së e bëri propozimin për “ndarje” gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) të enjten, ku u miratua rezoluta që e shpall 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, raporton rel.

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Lexo po ashtu Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Disa vende anëtare të BE-së nuk votuan për miratimin e rezolutës. Hungaria votoi kundër, ndërsa Greqia, Sllovakia dhe Qiproja abstenuan.

Stano tha se votimi në OKB është çështje individuale e secilit vend anëtar, por shtoi se BE-ja si bllok është e qartë se gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të mohohet.

“Ne, si BE, nuk jemi si anëtar i OKB-së. Sa i përket BE-së, ne kemi qëndrimin e qartë dhe e kemi përsëritur rregullisht çdo përvjetor. Gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të mohohet, e as të relativizohet“, shtoi ai.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Lexo po ashtu Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Serbe, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Botë
Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Mali i Zi
Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Evropa
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Kalo në kategori