LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndan 18 miliardë euro ndihma të reja për Ukrainën

BE-ja ndan 18 miliardë euro ndihma të reja për Ukrainën

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen informoi presidentin ukrainas Vlodomir Zelensky për një paketë të re ndihmash me vlerë 18 miliardë euro.

Ndihmat janë planifikuar të jepen këste mujore prej nga 1.5 miliardë euro secili, njoftoi Komisioni i BE-së. Në bisedën telefonike që zhvilloi von der Leyen me Zelensky u tha se kreditë do të japin një “kontribut të rëndësishëm” për nevojat financiare të Kievit për vitin 2023.


Fondet do të mbështesin gjithashtu Ukrainën për të zbatuar reforma të mëtejshme në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Zelensky njoftoi në Twitter se kishte folur me von der Leyen për mbështetje financiare për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm. Një tjetër temë ishte eksporti i drithit nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi si kontribut për sigurinë globale të ushqimit.

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik, e cila synon të sigurojë eksportet e drithit nga Ukraina, është fillimisht e vlefshme deri më 19 nëntor dhe Rusia e ka lënë të hapur zgjatjen e saj. /Deutsche Welle/