LAJMI I FUNDIT:

BE-ja miraton vaksinën Pfizer-BioNTech për fëmijët nga mosha 12 deri në 15 vjeç

BE-ja miraton vaksinën Pfizer-BioNTech për fëmijët nga mosha 12 deri në 15 vjeç

Vaksina Pfizer-BioNTech është e para në Bashkimin Evropian që miratohet për përdorim tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, para kësaj, inokulimet kundër COVID-19 kishin qenë në dispozicion vetëm për ata të moshës 16 vjeç e lart.

“Komiteti i barnave nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar sot përdorimin e vaksinës nga Pfizer-BioNTech e quajtur Comirnaty, për adoleshentë nga mosha 12 deri në 15 vjeç”, tha Marco Cavaleri, Kreu i Strategjisë për Kërcënimet Biologjike të Shëndetit dhe për Vaksinat.

“Vaksina ishte tashmë e autorizuar tek njerëzit nga mosha 16 vjeç e lart dhe tani kemi të dhëna që tregojnë se vaksina është e sigurt për personat nga mosha 12 deri në 15 vjeç”, u shpreh ai.

EMA, e cila është përgjegjëse për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e produkteve medicinale në BE, arriti në përfundimin se përfitimet nga vaksina e Pfizer për këtë grupmoshë tejkalojnë rreziqet; por gjithashtu tha që për shkak të numrit të kufizuar të fëmijëve të përfshirë në studim, testimi nuk arriti të zbulojë efekte anësore të rralla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori