Ja kush vazhdon të jetë në listën e Zezë të SHBA-së

Në këtë listë, të cilin vazhdojnë të jenë shumë ish-ushtarë dhe ish- komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pos ish- komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, tani deputet i PDK-së, në listën e Zezë të SHBA-së, është edhe ish- komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili tani është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Daut Haradinaj, tani deputet i AAK-së, Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, lideri i Nismës për Kosovën, Haradin Balaj, Ramiz Lladrovci etj.
Në Listën e Zezë të SHBA-ve edhe më tutje vazhdon të jetë edhe ish- ushtari i UÇK-së dhe ish- prorektori i UP-së, Nuri Bexheti.
Në Listën e Zezë është edhe Rrahim Ademi, shqiptar i cili ka qenë në radhët e ushtrisë kroate. Pastaj në këtë listë është edhe Xhevat Ademi, Gafurr Elshani i AKSH-së, Hidajt Beqiri, Tahir Dalipi, Gafur Elshani, Sabit Gashi, Skender Habibi, Nevzat Halili, Xhavit Hasani, Xhemajl Hyseni, Avdyl Jakupi, Izmet Kryeziu, Emrush Xhemajli.
Ndër emra tjerë shqiptarë në Listën e Zezë të SHBA-së janë edhe: Xhavit Morina, Isak Musliu, Jonuz Musliu, Shefqet Musliu, Maliq Ndrecaj, Daut Rexhepi, Sait Rushiti, Shaqir Shaqiri, Xhezair Shaqiri, Emrush Suma, Sami Ukshini, Shefit Xhaferi.
Në listën e zezë të SHBA-ve është edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. /Gazeta Blic/




















































