Nga: Annie Lennox dhe Dave Stewart (Eurythmics, 1983)
Përktheu: Besnik Hamiti

Ja ku po vjen prapë shiu
Bie në kokën time si një kujtim
Bie në kokën time si një emocion i ri
Dua të shëtis jashtë tek fryn era
Dua të flas siç flasin të dashuruarit
Dua të zhytem në oqeanin tënd
A po bie shi te ti?

Andaj i dashur, fol me mua
Siç flasin të dashuruarit
Shëtit me mua
Siç shëtisin të dashuruarit
Fol me mua
Siç flasin të dashuruarit

Ja ku po vjen prapë shiu
Resh në kokën time si një tragjedi
Më shqyen si një emocion i ri
Oh
Dua të frymoj jashtë tek fryn era
Dua të puth siç bëjnë të dashuruarit
Dua të zhytem në oqeanin tënd
A po bie shi te ti?

Andaj i dashur, fol me mua
Siç flasin të dashuruarit

Ja ku po vjen prapë shiu
Bie në kokën time si një kujtim
Bie në kokën time si një emocion i ri
(Ja ku po vjen prapë, ja ku po vjen prapë)
Dua të ec jashtë tek fryn era
Dua të flas siç flasin të dashuruarit
Dua të zhytem në oqeanin tënd
A po bie shi te ti?