LAJMI I FUNDIT:

Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim

Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim
Reklama

Vila “Les Cèdres” në Rivierën Franceze është një nga shtëpitë më të shtrenjta në botë

Rinat Akhmetov, një miliarder nga Ukraina, u bë pronar nderi i një vile imponuese të arkitekturës antike me prekje moderne.


Për të janë paguar 220 milionë euro të pabesueshme dhe ndërkohë është rritur vlera.

Për krahasim, për çmimin e një vile 190-vjeçare që ndodhet në 35 hektarë tokë, mund të blini 10 mijë kilogramë ar ose 50 vetura më të shtrenjtat në botë.

Shtëpia është ndërtuar për Mbretin e atëhershëm të Belgjikës, në vitin 1830, transmeton Telegrafi.

Ngjyrat mbizotëruese të jashtme janë ngjyra salmoni dhe rëre, që janë shenjë dalluese e dinastisë belge.

Domethënë, nuancat u ndikuan nga Mbretëria e Sardenjës, e cila sundonte në atë kohë.

Njëzet vjet pasi u ndërtua, kryetari i qytetit të vogël të Les Cèdres bleu shtëpinë për të drejtuar një fermë ulliri. Edhe sot, kjo vilë imponuese ka në pronën e saj pemë ulliri më shumë se 300 vjeçare.

Shtëpia është e pabesueshme 1700 metra katrorë dhe ka 14 dhoma gjumi, një pishinë me përmasa olimpike, një bibliotekë me panele druri që përmban 3000 libra mbi florën dhe natyrën, një pellg të krijuar nga njeriu me zambakë amazonianë, një statujë bronzi të Athinës, një llambadar, sallën e vallëzimit, një stallë mjaft e madhe për 30 kuaj, dhoma të mëdha ndenjeje dhe portrete të shekullit të 19-të në korniza luksoze.

Ndërsa, sa i përket vendndodhjes mund të thuhet se është për të dëshiruar. Është afër Nicës dhe ka pamje nga bregu i Detit Mesdhe, dhe nga këndvështrimi mund të shihni edhe Alpet që ndajnë Francën dhe Italinë.

Shikoni si duket kjo vilë në galeri:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Stil
Meshkujt që bëjnë më shpesh seks, janë më të prirë të besojnë në Zot

Meshkujt që bëjnë më shpesh seks, janë më të prirë të besojnë në Zot

Intimitet dhe Pasion
Hëna e plotë te Binjakët: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e plotë te Binjakët: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Astrologji
Bima e shtëpisë që mirëmbahet më lehtë: Ujitet një herë në dhjetë ditë dhe mund të zgjasë me dekada

Bima e shtëpisë që mirëmbahet më lehtë: Ujitet një herë në dhjetë ditë dhe mund të zgjasë me dekada

Lule
Cila hije përputhet me këtë dinozaur: A do ta kaloni këtë test të vëzhgimit të mirë?

Cila hije përputhet me këtë dinozaur: A do ta kaloni këtë test të vëzhgimit të mirë?

Stil
Nuk duhet t'i ngrohni këto ushqime në një furrë me mikrovalë

Nuk duhet t'i ngrohni këto ushqime në një furrë me mikrovalë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori